“Gjuha shqipe e çuditshme”, Rama nga Beogradi fyu shqiptarët! Zbulohet rruga e ‘re’ e Ramës, i del në ndihmë Vuçiqit në realizimin e ëndrrës serbomadhe

Politika

“Gjuha shqipe e çuditshme”, Rama nga Beogradi fyu shqiptarët! Zbulohet rruga e ‘re’ e Ramës, i del në ndihmë Vuçiqit në realizimin e ëndrrës serbomadhe

Nga: N. Sh. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:38
Edi Rama dhe Dritan Abazoviqi në Serbi duke u dehur me verërat serbe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, ka mbajtur fjalën e tij të cilën e nisi anglisht dhe më pas e vijoi në shqip të cilën e quajti si gjuhën e tij të “çuditshme”.

“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme”, tha Rama në hapje të fjalës së tij.

Duke vijuar më tej gjatë fjalës së tij, Rama tha se tashmë ishte koha që të kishte paqe mes dy vendeve dhe jo që t’i vinin flakën njëri tjetrit, duke anashkaluar faktin e pakundërshtueshëm historik se kanë qenë vetëm serbët ata të cilët gjothmonë kanë sulmuar shqiptarët dhe në asnjë moment nuk ka pasur një sulm të shqiptarëve kundrejt tyre përveçse mbrojtje të viseve etnike.

“Përpara se të vija këtu po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi dhe vendosa që të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e Bronxit. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri-tjetrit se kush ka qenë i pari, kush ka qenë më i vjetri, ndërkohë që e kemi mësuar se asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Të gjitha vendet tona janë këtu për të qëndruar edhe pas nesh. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Europës duke u përpjekur ta bëjmë më të gëzueshme dhe më paqësore për njerëzit tanë apo duke hedhur gurë në tjegullat e njëri-tjetrit apo duke i vënë flakën njëri tjetrit siç kemi bërë me shumë e shumë vite dhe shekuj. Besoj se edhe këtu në këtë panair”, u shpreh Rama mes të tjerash.

Në lidhje me këto deklarata të Ramës, ka reaguar analisti politik Gani Qarri, i cili shprehet se, Rama në Beograd përkrahu ministrin e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqin dhe ofendoi gjuhën tonë kombëtare.

“Në fakt për ne si shqiptar, besoj jo vetëm në Kosovë, por kudo jetojnë ata, është shumë e dhimbshme, që pas shumë peripecish, kërcënimesh të vazhdueshme dhe tensionesh të pareshtura të shkaktuara në vijimësi nga krimineli Vuçiq dhe bandat e tij në veri të vendit tonë, ta shohim mu në ditën, që Republika e pavarur e Kosovës, ri-startoi suksesshëm me zbatimi e reciprocitetit për dokumente udhëtimi me Serbinë, se si kryeministri i shteti amë-Shqipërisë, greko-vllahu Edvin Kristaq Rama Rama, nga Beogradi dhe përkrah ministrit të Millosheviqit kriminelit Aleksandër Vuçiq, ta ofendojë publikisht edhe gjuhën tonë kombëtare, duke e quajtur atë, gjuhë të çuditshme”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, ndoshta ky ishte paralajmërimi i Ramës, se tani e tutje do të flas greqisht apo serbisht.

Image
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

“Ndoshta ky ishte edhe paralajmërim i tërthortë i Edvin Kristaq Ramës, se nga tani e tutje, ai nuk do të flas më shqip, por në gjuhën (e tij)-greke apo edhe serbe, ndaj pamja më e tmerrshme e cila ka mundur t’u servohet në këto momente sprovuese, qytetarëve të Kosovës, padyshim është fotografia e filogrekut Edvin Kristaqis Rama se si ofendon publikisht gjuhën tonë në shoqëri me kriminelin e ministrin e informatave të Millosheviqit Aleksandër Vuçiqin. Armikun aktual numër 1, të shtetit të pavarur të Kosovës, i cili edhe sot 23 vite pas përfundimit të luftës, mbanë në pushtet, ushtri dhe legjislativ të Serbisë, kriminelët më të rrezikshëm të luftës, që kanë kryer krime e gjenocid të pa-parë ndaj shqiptarëve të pambrojtur, në Kosovë”, thotë ai.

Analisti thekson se Rama u ka shpallur luftë të gjithë kryeminsitrave të Kosovës, pasi nuk kanë pranuar të dorëzojnë shtetin në kthetrat e Serbisë.

Në realitet Edvin Kristaq Ramën, nuk e ka penguar asnjëher fakti, që kriminelët serb, jo vetëm vazhdojnë të jenë të lirë por as pse ata mbajnë edhe funksione të larta në institucionet më me rëndësi dhe vet shtetin e Serbisë, përkundrazi, ai ka kohë që u ka shpallur luftë të hapur të gjithë kryeministrave të Kosovës, vetëm pse ata nuk pranuan ta dorëzojnë shtetin e vet, në kthetrat e Serbisë. Megjithatë ne nuk e prisnim se Rama për hir të Serbisë fashiste dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, do t’i shpallte luftë edhe gjuhës shqipe, ani pse e kemi parasysh se përveç ndonjë kuislingu si Thaçi që është treguar, mik i dëshmuar i Vuçiqit, ai nuk ka lënë rast as mundësi pa shprehur publikisht mllefin deri në urrejtje ndaj liderëve të vendit tonë”, potencon Qarri, i cili shton se, “luftë, që e nisi me ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, duke mos hezituar t’i quante edhe "gomarë" të gjithë ata që kishin guxim t’u kundërviheshin përpjekjeve meskine të kuislingut Thaçi & Co, për ndarjen e Kosovës dhe shpërblimin e mikut për kokë të Edvinit, Aleksandër Vuçiqin me tokat tona më vitale”.

Image
Gani Qarri

“Madje nga frika se mund të dështojë krijesa e shpifur e ashtuquajtur "Ballkani i Hapur", me ç`rast do të dobësohej miqësia dhe prishej edhe bashkëpunimi i ngrohtë, me Presidentin e Serbisë, Rama ka kritikuar ashpër edhe Kryeministrin Albin Kurti, pse ai nuk iu bashkua thirrjes së Ramës për ta bërë Kosovën vasale të Serbisë duke e futur në projektin serbomadh si i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur”, me arsyetimin banal se gjoja na qenka "nismë e tij", në të cilën, po të ishte vetëm pak, e vërtetë, sllavët e jugut, asnjëri, nuk do të merrnin pjesë”, thotë ai.

Sipas tij, Rama është i dëshpëruar se liderët e Kosovës, nuk po i nënshtrohen në nismat e përbashkëta që ai ndërmerr me Aleksandër Vuçiqin për shuarjen dhe anulimin e shtetit të Kosovës.

“Ka kohë që ai ka kaluar plotësisht, në anën e Serbisë dhe shfrytëzon gati çdo rast për ti fajësuar liderët e Kosovës, madje edhe për dialogun me Serbinë, akt që ndoshta vije nga fakti se Rama nuk është kritikuar mjaftueshëm dhe as sa, e si duhet, për qëndrimin inferior dhe qasjen gati armiqësore ndaj shtetit të Kosovës. Në anën tjetër Edvin Kristaq Rama me fyerjen më të rëndë publike që i bëri gjuhës shqipe, nga Beogradi, siç di vetëm një filogrek të ofendojë, gjuhën e tjetrit, dëshmoi se ai në të vërtetë vetëm flet shqip, por nuk është edhe shqiptar, ndaj është fat i madh për shqiptarët, që Edvin Ramasis nuk ka nën kontroll forca të armatosura dhe nuk udhëheqë me ndonjë ushtri, përndryshe në momentin e parë që do t`ia kërkonte presidenti serb krimineli Vuçiq, edhe ky njëjtë si Enver Hoxha do ti niste brigadat shqiptare kundër "kryengritësve kosovar" për nënshtrimin e Kosovës dhe dorëzimin e saj Serbisë fashiste”, pohon Qarri, i cili shton se, Rama, nuk po rri tërësisht duarkryq.

“Përkundrazi ai ka zgjedhur një rrugë tjetër, për ta ndihmuar sivëllain e vet, Aleksandër Vuçiqi, në realizimin e ëndrrës serbomadhe për ta "kollafitur" Kosovën përmes "Ballkanit të Hapur" dhe futjen e gjithë Ballkanit Perëndimor nën ndikimin rus, si në takimin e fundit që u mbajtë në Serbi, ku pjesëmarrësit më idealist ishin Edvin Kristaq Rama dhe shqipfolësi i serbizuar Abazoviq, të cilët u janë bashkuar planeve ultra serbe kundër perspektivës dhe vet ekzistencës së shtetit të Kosovës, në vend se edhe nëse nuk e ndjejnë veten shqiptar, të paktën si shqipfolës, të vihen në mbështetje Kosovës dhe jo ti shkaktojnë asaj plagë të reja”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat