Gjatë ditës së djeshme Kosovën e ka vizituar kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.
Mirëpo, ajo nuk është dashur të lejohet në Kosovë.
Kështu thotë prof. dr. Binak Maxharraj, i cili shton se ajo ka ardhë për të bërë politikë në Kosovë.
Maxharraj thotë se, Bërnabiq në Kosovë erdhi për t’i ngazëllyer strukturat kriminale serbe.
“Ajo erdhi për të bërë politikë, erdhi për të bërë politikë antishqiptare, erdhi pas marrëveshjes së nënshkuar ditë më parë, për t'u treguar serbëve, por dhe për t’i ngazëllyer strukturat kriminale në veri se mos të shqetësohen se Serbia është me ju. Ajo erdhi në "veriun e vetë" në Kosovë”, thotë Maxharraj.
Ai thekson se, këtë e vërtetoi edhe i ngarkuari për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“"Mirë se erdhe në Kosovën tonë", populli serbë po të pret duar hapur. Dhe kryeministrja Ana Bërbaniq ia nisi politikës, asaj politike që ka lidhje me veriun e Kosovës, që edhe kësaj here haptas thanë se është pjesë e Serbisë. Dhe sikur ka të drejtë sepse krerët, liderët e Kosovës në krye me Hashim Thaçin për këto dy dekada lejuan që veriu i Kosovës të rrëshqas në duar të Serbisë, me fjalë tjera e kethu Serbinë në Kosovë, nga e cila po mundohet kryeministri Albin Kurti të kthen përsëri sovranitetin në këtë pjesë të vendit, i cili për këto tentime me shumë po shahet nga opozita duke u rreshtuar përkrah Vuçiqit dhe Bërbaniqit”, thekson ai.
Maxharraj tutje shprehet se, veriun e Kosovës po e konsiderojnë pjesë të Serbisë dhe po kërkojnë formimin e Asociacionit.
“Këtë më së miri e ilustron fakti kur "veriun e konsiderojnë si pjesë te Serbisë" kur kërkoj hapatas se duhet të zbatohet pikë për pikë marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit serb një etnik më kompetenca ekzekutive ashtu siç e kishte nënshkruar kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, duke theksuar se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet për marrëveshjen e dytë për normalizim"”, thekson ai.
Maxharraj mendon se, “dhënia e lejes që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq të vjen në Kosovë, ishte një gabim që nuk i falët kryemistrit Albin Kurti”.
“Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e cila po qëndron në veri të Republikës të Kosovës, ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë – Serbi me themelimin e asociacionit të komunave serbe, duke thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk...””, përfundon Binak Maxharraj.