Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat: Ky është mesazhi që përçoi Bërnabiq në veri - nuk do duhej të ndodhte kjo gjë!

Politika

Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat: Ky është mesazhi që përçoi Bërnabiq në veri - nuk do duhej të ndodhte kjo gjë!

Nga: A.M. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 08:35
Qytetarët në Mitrovicë të Veriut duke pritur kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. 5 shtator 2022.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq këtë të hënë zhvilloi një vizitë në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe - subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës - si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Paraprakisht, aty u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: "Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje".

Në delegacionin e Bërnabiqit ishte edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për Teknologji informative dhe e-Qeverisje, Mihaillo Jovanoviq.

"Kjo është një ditë e rëndësishme dhe e madhe për të gjithë ne", tha Petkoviq, duke komentuar vizitën e Bërnabiqit në Kosovë.

"Falë presidentit [të Serbisë] Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Bërnabiq, kemi arritur të investojmë shumë fonde dhe t'i fuqizojmë komunitetet serbe", shtoi ai.

Gjatë vizitës, Bërnabiq nuk kurseu edhe deklarata tendencioze ndaj Kosovës.

E lidhur me këtë, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai kritkoi lejimin e kësaj vizitë, për shkak të qqëndrimeve fashiste të kryeministres serbe në raport me shtetësinë e Kosovës.

“Ardhja e Kryeministres së Serbisë në Kosovë (Veri) nuk do duhej fare të ndodhte për arsyje të qëndrimeve të saj fashiste në raport me entitetin shqiptar por edhe në raport më shtëtësinë e Kosovës”, deklaroi Shala.

Sipas ekspertit të sigurisë, tendenca e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, në vazhdimësi dërgojnë mesazhe kundër sigurisë së përgjithshme.

“Deklarimet e saj dëshmuan që orinetimi politik nuk e ndryshoi në asnjë formë tendencën e interesave të Serbisë ndaj Kosovës e cila mund të përçojë edhe mesazh kundër rendit dhe sigurisë se përgjithshme”, tha ndër të tjera Drizan Shala për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat