Patrullimi i policisë në liqenin e Ujmanit/ Vjen reagimi nga profesori i Amerikës – tregon lëvizjen e radhës të Vuçiqit!

Politika

Patrullimi i policisë në liqenin e Ujmanit/ Vjen reagimi nga profesori i Amerikës – tregon lëvizjen e radhës të Vuçiqit!

Nga: M.H. Më: 9 shtator 2022 Në ora: 07:58
Pamje të publikuara nga Xhelal Sveçla

Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka nisur patrullimin e rregullt në vijën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht përgjat gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai për “Bota sot”, thotë që patrullimi i rregullt në veri të Kosovës është një nga veprimet më të duhura nga policia e Kosovës.

Image
Binak Maxharraj

Gjithashtu profesori thekson që vlera e Kosovës është shumë e madhe andaj ka ngjalluar në Serbia reagime të mëdha.

Policia e Kosovës dje për here të pas pas çlirimit filloi me patrullimin e rregullt në veri përgjatë vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe patrolloj rreth gjithë hapesirës së Liqenit të Ujmanit.

Kjo është e natyrshme kur policia e vendit i patrollon kufijet e vetë ndërkombëtarisht të njohur.Këtu s’ka asgjë te keqe.

Por kjo nuk i pelqeu Presidentit të Serbisë A.Vuçiq cili reagoj ashpër duke theksuar se: Shqiptarët heshturazi dhe fshehurazi po bëjnë përpjekje të “marri veriun e Kosovës”.

Kjo është e verteta se çka ai pret nga dialogu të cilin e zvarritë qe 12 vite, atij nuk i intereson pozita e serbeve të veriut por pikërishtë i intereson veriu i Kosovës.

Pse?! Sepse pasuria e veriut të Kosovës ka vlerë të madhe është i praruar ne arë dhe minerale të çmueshme.Sipas vlerësimeve ndërkombëtare veriu i Kosovës e ka vlerën mbi 600 miliard dollar.Vetëm veriu i Kosovës e ka vlerën 3 herë më të madhe se sa krejt Serbia,kurse vlera e veriut te Kosovës është më e madhe se sa 10 Shqipëria. Kurse Kosovës ia zgjatë jetën për më shumë se gjashtë shekuj”, u shpreh profesori.

Ndër të tjera, analisti nga Amerika thotë që veriu i Kosovës është pjesë shumë e rëndësishme e vendit tonë dhe se duhet luftuar me çdo çmim për të.

Vuçiq do të tërhiqet sikuar ajo dhelpra e cila mundohej ta arrijë kalaveshin e rrushit por se kapte dot në fund e la duke thënë se rrushi është i tharbët dhe iku e turpëruar”, shtoi ndër të tjera profesori.

Mu për këtë vlerë te veriut Vuçiq dhe krejt Serbia janë te çmendur.Pra ata e dëshirojnë veriun e jo të drejtat e serbeve te cilat janë më të mëdha se çdo kund tjetër.

Veriu është koka e Kosovës,ta humbësh veriu do të thotë Kosova të mbetët pa kokë,a jetohet pa kokë jo.Këtë dëshiron çetniku Vuçiq, por shqiptarët me asnjë çmim me as një kompromis të dhembshëm nuk bënë të bien në gracë të fashizmit të Vuçiqit.

Në çdo rrethanë Kosova nuk guxon të tadhëton,për veriun ia vlenë edhe të vdiset,sepse populli i Kosovës nuk ka jetë të rehatshëm pa veriun.

Kjo duhet të përfundoi si një anderr e keq për Vuçiqin,atij duhet t’i bëhet me dijë se Kosova për të është e humbur përgjithmonë, ai vetëm mund të ëndrroi por është i detyruar të zhgënjehet sepse veriu është i Kosovës dhe do te mbetet përjetesisht,ndonjë befasi mund ta bëjnë vetëm tradhtarët e kombit,por nuk ka bir nane që guxon të shkelë në tradhtin e vendit,kurse Vuçiq do të tërhiqet sikur ajo dhelpra e cila mundohej ta arrijë kalaveshin e rrushit por se kapte dot në fund e la duke thënë se rrushi është i tharbët dhe iku e turperuar.Edhe Vuçiq do të detyrohet të ikë nga veriu se është tepër tharët për të, se është një kafshatë që s’mund ta kapërdijë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat