Halil Geci: LDK-ja largoi një armatë të tërë të aktivistëve, kurse një pjesë u vranë nga SHIK-u i PDK-së

Politika

Halil Geci: LDK-ja largoi një armatë të tërë të aktivistëve, kurse një pjesë u vranë nga SHIK-u i PDK-së

Nga: N. Sh. Më: 9 shtator 2022 Në ora: 20:26
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se, partia e formuar nga Lista Guxo e tëra ishte në LDK dhe e tillë duhet të mbetet.

Ai thotë se nuk e sheh të dëmshëm kalimin e ndonjë deputeti, zyrtari apo grupi partiak të lëvizë nga Lista Guxo në LDK, apo edhe anasjelltas.

“Pluhuri i ngritur rreth kalimit i një deputetes nga lista Guxo në LDK i ka bërë disa analistë sikur mbarojë Lista Guxo. Një armatë e tërë ka kaluar nga LDK në Listen Guxo, e s’u bë nami, por fatkeqësia është se LDK ende nuk u zgjua nga gjumi, as deputeja nuk çon kurrfarë peshe me rëndesi, a doli në LDK, apo shkoj në shteëpi, dëshira e secilit është të shkojë aty ku e sheh veten të përfaqësuar më mirë”, shprehet Geci.

Ai thotë se, ka informata se LDK-ja ka investar shumë për ta joshur deputeten që të kalojë nga Guxo në LDK, me qëllimin e vetëm kinse me ikjen e saj do ta dobësojnë partinë e re.

“Të gjithë e dinë se lista Guxo është formuar nga i LDK-ja me dëshirën e Vjosës, por nga dhuna nënçmimi dhe përjashtimet që ka bërë Kryesia e atëhershme e cila nuk ka ndryshuar asgje me këtë të sotmen. Pra kuptone se arsya e ndërtimit të kësaj liste ishte e domosdoshme, ngase këto dy diva të politikës dhe shumë aktivistë me nam u përjashtuan nga LDK-ja për t’ja mbaruar qejfin Hashimit, Isës, Gimos dhe Lutës, si dhe kryesisë aktuale, e cila që nga atëherë deri më sot nuk ka ndryshuar asgjë, iku Isa, mbeti ISË”, shprehet Geci.

Sipas tij, nga LDK-ja pa dëshiren e tyre i kanë larguar një armatë të madhe aktivistësh dhe militantësh të partisë.

“Kurse një pjesë jo e vogël dyshohet se u vranë nga SHIK-u i PDK-së, me të cilët edhe sot LDK-ja është e bashkuar në koalicion, njësojë si  Isa, edhe sot pioneri i tij, Lumi, ishin dhe janë edhe sot të lidhur me vrasës dhe kriminelët e PDK-së. Ju kujtohet largimi i Donika Gërvalles e cila tërhiqej zvarrë nga kuvendi, gjithashtu e larguan edhe Vjosën së bashku me 300 mijë votues e militantë të përkushtuar, arsyeja e përjashtimit të saj nga LDK ishte:

Vetëm pse Vjosa nuk ua votoi Hashimin president. Prandaj Isa, Luta dhe Agimi u hidhëruan së tepërmi dhe e nënçmuan dhe e larguan. E larguan nga frika se Vjosa po ua merr partinë. Prandaj formimi i kësaj liste ka qenë i domosdoshëm dhe pa dashjen e saj. E mira e formimit të kësaj partie është që  Vjosa dhe Donika i bashkuan militantët rugovjan rreth listës Guxo, që se paku ata të grupohen rreth kësaj liste që të mos shpërndahen nëpër parti tjera…!”, shton ai.

Ai thekson se, LDK-ja në vend se me ftua Listen Guxo në zgjedhjet partiake të cilat përfunduan para pak kohe, dhe të mos i kushtëzoj ajo ashtu siç i largoi.

“LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk bën koalicion me këtë parti rugovjane të cilën vet i kanë përjashtua me 300 votues, shumë vështirë e kanë me pa pushtetin me sy, për së paku edhe një dekadeë, dhe me bindje ju them se LDK në zgjedhjet e ardhshme nuk kan m’i kaluar as 12%”, potencon ai.

Geci thotë se, votusit e LDK-së ka m’i thithë lista Guxo, VV-ja dhe partitë tjera.

“Listës Guxo i uroj suksese në tregun e politikës kosovare, treg ky që deri më sot ishte kryeneq e shumë i dëmshem, i ndërtuar nga hileqarë dhe analfabetë, politikanë të cilët të vetmin qëllim e kishin plaçkitjen, hajnin, dhe fundi ju erdhi me turp. Mu për këtë populli e mbështeti Vjosën dhe Albinin, dhe sot politika kosovare dhe vet Kosova ka marrur rrugëtimin e duhur drejt demokracive evropiane dhe ruajtjes të sovranitetit, sovranitet ky të cilin tradhëtarët tentuan ta zhbëjnë”, përfundon Halil Geci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat