Kica-Xhelilit i kërkohet dorëzimi i mandatit/ Mehmeti: Kjo ishte tradhti ndaj qytetarëve!

Politika

Kica-Xhelilit i kërkohet dorëzimi i mandatit/ Mehmeti: Kjo ishte tradhti ndaj qytetarëve!

Nga: A.M Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:31
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili nuk do të jetë më pjesë e partisë “Guxo”, as e shumicës qeverisëse.

Së fundi, ajo kaloi nga Lista “Guxo” në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ky aderim u prit me reagime dhe kritika të shumta, ndërsa ishin vetëm partitë opozitare që e mirëpriten një gjë të tillë.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” kritikoi aderimin e Doarsa Kica-Xhelilit, megjithatë theksoi se është i natyrshëm ndryshimi i qëndrimeve politike.

Mirëpo, në raste të tilla, sipas tij duhej dorëzuar mandati i deputetit për shkak të korrektësisë ndaj qytetarëve që e kanë votuar atë.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Është e drejtë e secilit individ të ndryshojë mendim politikë, pavarësisht se njerëz të tillë dëshmojnë krizë të parimeve. Mirëpo, kur personi në fjalë është deputet atëherë për hir të korrektësis më e pakta që mund të bëjë është dorëzimi i mandatit të deputeti, pasi e ka fituar nën logun e dikujt që po largohet”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, analisti potencoi se shkelje e vullnetit të qytetarit është pafytyrsëi, ku kush tradhton nëjherë, tadhton çdoherë.

“Tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve është shkelje mbi besimin që ata të kanë ofruar, e kjo është pafytyrësi. Kush tradhton një herë tradhton çdo herë, njerëz të tillë nuk i duhen askujt”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat