Pak ditë më parë, CharlesKupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë ka deklaruar se Serbia do ta njohë Kosovën, në këmbim të hyrjes së saj në BE.
Ai thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe njohja duhet të jetë formale.
“Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkaq i pyetur nëse anëtarësimi në BE është një shtysë e mjaftueshme që lidershipi serb ta njohë Kosovën, ai thotë se, në fund, do të jetë një nxitje e fortë dhe e mjaftueshme për Serbinë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
“Aktualisht, këto procese janë në regres dhe lufta në Ukrainë është duke tërhequr vëmendjen më të madhe. Fluksi masiv i refugjatëve ukrainas mund ta ngadalësojë integrimin evropian. Megjithatë, e konsideroj si një pauzë të përkohshme”, vlerëson ai.
Mehmeti: Serbia duhet të kushtëzohet dhe se me këtë shtet vetëm forca funksionon

Lidhur me këtë ҫështje, kanë komentuar edhe njohësit e ҫështjeve politike në vend. Kështu, FatonMehmeti, thotë se, njohja nuk duhet të fshihet, sidomos kur dihet se Serbisë nuk i besohet që marrëveshjet do të funksionojnë.
“Njohja nuk ështëdiçka që fshihet, nuk besoj se kjo funksionon, shto këtu faktin se Serbia nuk është e besueshme që nëmarrëveshje të tillë të funksionojë. E vetmja mënyrë që funksionon është njohja e Kosovës publikisht, ndryshe s’ka as BE dhe as NATO për Serbinë”, vlerëson Mehmeti.
Ai thotë tutje se, Serbia duhet të kushtëzohet dhe se me këtë shtet vetëm forca funksionon.
“Derisa nuk kushtëzohet Serbia, të bllokohet në të gjitha mënyrat deri në njohje, vetëm sa i jepet hapësirë për manovra. Koha ka dëshmuar se me Serbinë vetëm forca funksionon, të tjerat janë humbje kohe, pa sukses”, thekson Mehmeti.
Mulliqi: Kamuflimeve serbe ju ka dalë tashmë krejt boja

Poashtu edhe, analisti politik, Skender Mulliqi thotë për ‘Bota sot’ se, ardhja në pushtet e president të SHBA-ve, demokratit Joe Biden, dhe invazioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën sovrane, kanë bërë që Amerika dhe Evropa të ndryshojnë kursin politik ndaj Serbisë, edhe sa i përket zhvillimit të dialogut.
“Ky aktivitet politik ndërkombëtar rezultoi me trysni shumë më të madhe ndaj Serbisë, se sa e kishim për shumë vite. Presidentit serb, AleksanderVuҫiq, ju bë me dije nga kancelari gjerman, Scholz dhe ndërmjetësi në bisedime amerikani, GabrielEskobar gjatë vizitave të tyre Prishtinës dhe Beogradit, që vazhdimi i bisedimeve duhet të rezultojë me pranimin e Pavarësisë të Kosovës nga ana e Serbisë”, vlerëson Mulliqi.
Ai thotë se tjetër element që e shtyri faktorin ndërkombëtar të bëjë trysni më të madhe që bisedimet të përfundojnë sa më parë, është edhe intervenimi i Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet me luftë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Këto dy elemente më duket mua kanë bërë që të shtohet gjasat që Beogradi edhe përkundër proklamimeve të deritashme të Vuҫiqit për mosnjohje të pavarësisë, ta njoh atë. Por, kjo do të mbetet shumë diskutabilesiҫ ka deklaruar edhe eksperti amerikan, Kupçan, që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por që nuk dihet se kur do të realizohet ky qëllim. Ka disa zhvillime pozitive në kohën e fundit në këtë drejtim, si ky me dokumentet personale. Kupçan në një intervistë të tij, e përmend edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pa e elabaruar së për çfarë Asociacioni bëhet fjalë, apo ka menduar në atë me kompetenca ekzekutive”, thekson ai.
Mulliqi thotë se gjasat për pranim të pavarësisë do të ishin më të mëdha, po të implementohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive, por që është shumë e papranueshme për Kosovën dhe shqiptarët.
“Ndoshta eksperti amerikan ka menduar ndryshe, dhe se ai ka informacione më të përafërta kur shprehë bukur shumë bindjen se Serbia do ta pranon pavarësinë.Tek e fundit nuk ka asnjë kuptim të dialogohet me palën serbe, nëse ajo nuk e pranon gjatë procesit apo edhe në fund pavarësinë. Edhe Kupchan e pranon se në rajon janë rritur tensionetpolitike si në Mal të Zi, Bosnjë, Kosovë dhe Serbi, por edhe ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.Zaten edhe këto konstelacione acaruese politike në rajon, kanë bërë që të kemi angazhim shtesë, që vjen nga letra e Makronit dhe OlafScholz,dërguar udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë, për ҫka flet edhe Kupchan. Bisedimet nga ana e Kosovës është duke i përfaqësuar mirë, kryeministri Albin Kurti.Besojmë që kështu do të jetë edhe vazhdimi i tyre, kur pritet të takohen, Vuҫiqi dhe Kurti në tubimin e Procesit të Berlinit me ndërmjetësim të Scholz”, vlerëson ai.
Mulliqi thotë poashtu se, Beogradit përfundimisht i duhet bërë të ditur se nuk bën të ulet më, në dy karrige, atë të Evropës, dhe të Rusisë.
“Kamulflimeve serbe ju ka dalë tashmë krejt boja.Nëse e dëshirojnë Evropën e Bashkuar regjimi i pareformuar i Vuҫiqit, duhet t’i pranojërregullat politike evropiane dhe ato amerikane të lojës. Se sa do tu përmbahet Serbia marrëveshjeve, e që nuk i ka përfillë deri më tash, kjo mbetet të shihet”, thotë ai.