"Serbët janë ardhacakë në Kosovë, Lista Serbe është fatkeqësia më e madhe e Kosovës, për këtë është përgjegjës Hashim Thaçi"

Politika

"Serbët janë ardhacakë në Kosovë, Lista Serbe është fatkeqësia më e madhe e Kosovës, për këtë është përgjegjës Hashim Thaçi"

Nga: H.O. Më: 12 shtator 2022 Në ora: 08:29
Hashim Thaçi

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim dërguar ‘Bota sot’, thotë se serbët janë ardhacakë në Kosovë. Ai thotë se serbët nuk janë autoktonë por ardhacakë.

“Serbët nuk janë autoktonë por ardhacak. Serbët janë ardhacak edhe në Serbi, sepse para ardhjes së tyre deri në lumnin Danub jetonin paraardhësit tonë ilirët. Serbët erdhën në Kosovë, kah fundi i shek.XII, kurse kombi serb u formua shumë vonë kah fundi i shekullit të XIX”, thekson ai.

Image
Binak Maxharraj

Ai tutje thotë se, serbët janë ardhacakë, toka e juaj është në malet më plotë bisha të egra të Karpateve.

“Lista Serbe”është fatkeqësia më e madhe që i ndodhi Kosovës pas çlirimit. Kjo listë është si rezultat, jo i serbëve vendas, por ishte formuar me 2011 me insistimin e A.Vuçiqit me pëlqimin e Hashim Thaçit i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Qëllimi i formimit të kësaj Liste ishte i qartë për t’i larguar serbët vendas në veri që të organizoheshin  dhe inkuadroheshin në jetën politike  të Kosovës. Qëllimi ishte i qartë që për veriun e Kosovës të përfshihet Serbia e cila për këto dy dekada dominoi plotësishtë më veriun e Kosovës përmes kësaj liste famoze, kurse qasja e Kosovës në veri ishte pothuajse e pamundur e sidomos kur në atë pjesë të vendit filloi lulëzimi i krimit të organizuar që ishin njerëzit kryesorë të kësaj liste me të cilët filluan edhe shqiptarët të bashkëpunojnë me këta kriminelë”, thotë ai.

Ai thotë se për dy decenie Kosova nuk kishte qasje në këtë pjesë të vendit.

“Por kur me 21 shkurt 2021 u rrëzuan keqpërdoruesit hajnat dhe plaqkitësit e shtetit me votën e popullit dhe erdhi qeveria e re e pa korruptuar filloi gradualisht të flasë ndryshe për veriun duke marrë aksione të domosdoshme për kthimin gradual në sovranitetin e Kosovës të kësaj pjese të vendit të cilën opozita e sotme kur ishte në pushtet as që tentoi të bën diçka për të shtrirë sovranitetin edhe në veri. Lista Serbe me liderët e saj kriminel të caktuar nga Beogradi filluan të shqetësohen për veprimet e drejta të qeverisë së Kosovës. Jo vetëm Lista Serbe por edhe opozita ishte pothuajse në anën e Serbisë duke mos e përkrah qeverinë, duke theksuar se po ua prishë qetësinë dhe rehatinë serbëve të veriut të udhëhequr nga Lisa Serbe, qëllimi i së cilës ishte bash në harmoni me Listën Serbe duke u bërë bashkëlojtar me Lista Srpska me të vetmin qëllim për pengimin e qeverisë Kurti II që të mbroj sovranitetin në Kosovë dhe për tu bërë të një fjale me Listen Serbe për ta rrëzuar qeverinë Kurti II, bile disa parti proserbe nuk e kundërshtuan mbajtjen e referendumit dhe zgjedhjeve në Kosovë të cilat qeveria Kurti nuk i lejoj, kuptohet me kordinimin edhe të ndërkombëtarëve por e pëlqenin mbajtjen e pranisë se Serbisë në Kosovë, bile edhe shkonin edhe më largë sa që thonin se Kosova edhe duhet të ndahet”, vlerëson Maxharraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat