Analisti për dekorimin e kryekriminelit Sheshel: Nxitje për gjakderdhje të reja

Politika

Analisti për dekorimin e kryekriminelit Sheshel: Nxitje për gjakderdhje të reja

Nga: A.SH Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:22
Vojsllav Sheshel

Analisti politik Skënder Mulliqi, ka komentuar dekorimin me medalje nga Kisha Ortodokse serbe të kriminelit dhe radikalit serb, Vojsllav Sheshel.

Ai ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është kreatore e politikës shoviniste.

“Se kreatore e politikës shoviniste, është Kisha Ortodokse Serbe, tregon edhe rasti i fundit, kur kjo kishë i vënë në gjoks medalje, një kryekrimineli siç është radikali, Vojsllav Sheshel. Një krimineli që në një debat televiziv, Nenad Qanak tha se ky është projektuesi i etnocidit dhe urbicidit në Bosnje. Çanak i tha moderatores gjithashtu, se është “turp” për një televizion publik të sjellë në studio një kriminel të luftës. Nuk do të kisha shkruar dhe as që do t’ia kisha përmendur emrin këtij krimineli, por ai bëri krime të rënda të luftës edhe në Kosovë. Tribunali për Krime të Luftës në Hagë, në vitin 2018 e kishte dënuar Sheshelin me 10 vite heqje lirie”, shprehet ai.

Sipas tij, politika aktuale serbe e Aleksandar Vuqiqit, është krijesë e Kishës Ortodokse Serbe, e cila po nxitë rishtazi luftë në rajonin ende të trazuar të Ballkanit.

“Një fakt tjetër që i shkrova këto radhë është, pse edhe politika aktuale serbe e Aleksandar Vuqiqit, është kreaturë e Kishës Ortodokse Serbe, e cila po nxitë rishtazi luftë në rajonin ende të trazuar të Ballkanit. Këto politika të spastrimit etnik, po i përkrah edhe politika e Vuçiqit. Kjo është fytyra e vërtetë e një kishe jo fetare, e cila për 30 vite radhazi, që nga viti 1991 në krye me kryepopin Pavle, ishte dhe ka mbetur ideatorja e projekteve shoviniste serbomëdha në rajon. Pavle haptazi kishte kërkuar që të “gjithë serbët aty ku janë duhet të jetojnë nën një kulm”. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit me kontrarevolucion klerikal, në Mal të Zi… Edhe nuk u ka mbetur apologjetëve të kësaj “kishe” kurrgjë tjetër, veç si deri më tash të lansojnë rrena, për të shkaktuar gjakderdhje të reja, dhe me u nda medalje krimineleve të luftës, se po e mbajnë lartë bajrakun e gjenocidit…”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat