Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar sot se tash kemi bazë ligjore për dërgimin e ushtrisë jashtë vendit në operacione të ndryshme.
Mirëpo, lidhur me këtë deklarim të ministrit Mehaj ka reaguar profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj. Ai shkruan se është e pakuptueshme që ushtria jonë të marrë pjesë në operacione të ndryshme jashtë vend, ndërsa nuk ka qasje në territorin e saj.
“E pakuptueshme kur ushtria jonë mund të marrë pjesë në operacione të ndryshme jashtë vendit kurse në vend nuk ka qasje në tërë teritorin e saj. Ajo nuk guxon te shkelë Veriun e Kosovës edhe sikur atje të kërcet lufta. E,kjo i bie se ushtria e Serbisë mund të hyjë në Kosovë te bëjnë masakra e ushtria e jonë vetëm të vështron”, thotë ai.
Maxharraj thotë tutje se kjo situatë e krijuar është dhuratë e Hashim Thaҫit, e që urgjentisht duhet të rregullohet.
“O tempora,o moris,do thoshin latinet e vjetër. Pse kjo ndodhë kështu është një dhuratë e ish-presidentit Hashim Thaçi. Mirëpo, kjo urgjentisht duhet të rregullohet, sepse kjo i bie se kemi ushtri, e ne faktë s’kemi ushtri për operacione në tërë teritorin e vendit”, thekson ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/21/auto_48168169_778281112504657_5963567171442311168_n-780x4391663771617.jpg)