Gjatë ditës së sotme një nga temat më të përfolura në opinonin publik, ka qenë një deklaratë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria e Kosovës në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjohen narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionet për rrëzim të qeverisë.
“Kosova sot nuk ka qeveri, jemi në krizë dhe kapërcimet politike i bëjmë nga kriza në krizë. Në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, ne dëgjojmë narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionit për rrëzim të qeverisë. Kjo është gjuha e paaftësisë dhe dështimi qeveritar ka vetëm një përfundim, atë të ndjelljes së frikës”, u shpreh Abdixhiku.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.
Ai u shpreh se kjo deklaratë e Abdixhikut është e pamenduar dhe se nuk dallon nga narracioni i Mustafës.
Sipas tij është e pabazë kjo deklaratë për qeverinë, pasi e njejta po lavdërohet nga të huajt.
“Më vjen keq që një djalë i ri si Lumiri nuk ndryshon asgjë nga narracioni i mentorit të tij Isa Mustafa. Kjo gjuhë e tij me akuza të pa bazë ndaj qeverisë, pa reflektuar për të kaluarën, për dëmët e saj, nuk jep shpresë për ndryshimin e duhur në LDK. Përformanca e qeverisë po lavdërohet nga të huajt, mbështetet nga qytetarët, vetëm opozita, Rama dhe Vuçiqi po ankohen”, u shpreh ai.
Më tej, Mehmeti thekson që kjo qeveri ka ndalur zhvatjen e parasë publike dhe i japi mbështetje qytetarëve andaj në këtë rast Abdixhiku është në një pozitë për keqardhje.
“Është kjo qeveri që ndali zhvatjën e parasë publike ndali konsesionet me Serbinë, shtoi mbështetjen për qytetarët e varfër, tek të cilët edhe e ka mbështetjën. Sinqerisht, është për keqardhje Lumiri në çfarë “deregje” ka ra. Me këtë qasje dhe narracion, së paku edhe 10 vjet do të jetë në opozitë”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.