Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdonë të mbetët e pazgjidhur, kjo për shkak se kjo e fundit nuk po arrinë asesi ta kuptoj që tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik.
Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen ditë më parë ishte publikimi i një kornize të re e propozuar nga Gjermania e Franca për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi nuk po shihet si e duhur për Kosovën.
Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti i LVV, Agon Batusha.
Ai u shpreh se këto dokumente nuk janë të sakta mirëpo që Kosova kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të dy vendet.
Gjithashtu deputeti cek se njohja reciproke është parimi kryesor i takimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dokumentet e publikura nuk janë të sakta. Andaj, rezervohem në komentimin e tyre. Por, ripërsërisë se ne dëshirojmë paqe dhe marrëveshje gjithpërfshirëse ndërmjet dy vebdeve tona duhet të jetë qëllimi i dialogut. Natyrisht dhe në mënyrë të padiskutueshme parimi dhe boshti i kësaj marrëveshje duhet të jetë njohja reciproke”, përfundoi Batusha për “Bota sot”.