“Shumica e mësimdhënësve nuk janë pajtuar me grevën”/ Ky është vendimi i Ministrisë së Financave që ndaloi thellimin e krizës

Politika

“Shumica e mësimdhënësve nuk janë pajtuar me grevën”/ Ky është vendimi i Ministrisë së Financave që ndaloi thellimin e krizës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 7 tetor 2022 Në ora: 11:52
Hekuran Murati

Pas disa ditësh debate e kundërshtime, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka vendosur që të gjej një modalitet për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në vendin tonë, të cilët ishin në grevë dhe nuk punuan gjatë muajit shtator.

Kështu, sipas kësaj ministrie, mësimdhënësit do të punojnë në bazë të kalendarit të ri mësimor të hartuar nga MASHTI, që parasheh zëvendësimin e orëve të humbura të shtatorit. Në kuadër të kësaj do të bëhet edhe kompenzimi i pagave që nuk iu dolën në fillim të këtij muaji.

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Ministria deklaron se Organizatat Buxhetore duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Përndryshe, Ministria e Financave duhet të veprojë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

"Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga Organizatat Buxhetore që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas ministrisë kjo u bë, duke pasur parasysh që mësimdhënësit në Kosovë nuk janë më në grevë, se mësimi i nxënësve tani në të gjitha shkollat e nivelet po zhvillohet dhe se shumica e mësimdhënësve nuk e kanë preferuar dhe nuk janë pajtuar me grevën, dhe se MASHTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike.

E këtë situatë me pagat e mësimdhënësve për muajin shtator e ka komentuar për gazetën “Bota sot”, analisti Hidajet Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Kështu sipas tij çdo vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës duhet të shihet edhe në kontekstin e realitetit social e ekonomik, pasi pjesa më e madhe e mësimdhënësve, ekzistencën e tyre e sigurojnë përmes asaj page.

Çdo gjë që është e ligjshme nuk do të thotë se është racionale. Një vendim i tillë mund të jetë e ligjshme, por çdo vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës duhet të shihet edhe në kontekstin e realitetit social e ekonomik, pasi pjesa më e madhe e mësimdhënësve, ekzistencën e tyre e sigurojnë përmes asaj page”, ka potencuar Ahmeti.

Ai ka thënë se, mosekzekutimi i pagave do ta thellonte edhe më tepër krizën.

“Përkrahja bindjen që nuk duhet të këtë kompromis me ligjin, por në raste të rralla duhet të shihet edhe konteksti moral. Prandaj, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta rishikoj këtë vendim, i cili vendim mund ta thelloj akoma me shume situatën, pasi preke mbi 25 mijë familje të shoqërisë tonë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat