Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, sot ka filluar sekuestrimi i rreth 100 objekteve, në rastin e njohur në publik si ‘Brezovica’.
Vazhdimi i këtij operacioni që kishte nisur me 21 dhjetor, i emëruar “Brezovica”, vuri në pranga edhe shtatë persona të tjerë.
Prokuroria Themelore ka bërë të ditur që janë sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës, përkatësisht te zona e dytë e Parkut Kombëtar “Sharri”.
Prokurori i rastit ka bërë të ditur se do të kërkojnë nga Gjykata rrënimin e tyre
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/12/auto_auto_drizan_shala16029385311665562274.jpg)
Ai u shpreh se ky operacion tregon që policia nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit ka pasur sukses dhe nuk ka pasur ndikim politik.
“Kjo po dëshmon që veprimet hetimor te realizuar më suksese nga ana Policise nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit. Ky plane operacioni është tregues që organet e rendit dhe të ndjekjes janë profesional dhe të pa ndikuar politik”, u shpreh ai.
Më tej, eksperti thotë që nga mbledhja e informacioneve shihet që Prokuroria e ka të zhvilluar këtë rast më shumë se 2 vite, pasi kemi elemente të krimit të organizuar në rastin Brezovica.
“Nëse i referohemi rezultateve të para po nënkuptohet që mbledhja e informacioneve për rastet atje në vetvete po tregon që Prokuroria këtë hetim e ka të zhvilluar më shumë se 2 vite sepse po ka elemente të krimit të organizuar në rastin Brezovica. Por që hetimet të vazhdojnë edhe në pjesët tjera të Kosovës si Bogë, Artan –Novëverd”, përfundoi eksperti i sigurisë, Drizan Shala.