Profesori Fadil Maloku ka komentuar fjalimin e Edi Ramës që mbajti sot në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Rama, nuk mund të mashtronte parlamentarët evropian.
Sipas tij, është naive të mendohet se fjalimi i Ramës ishte i flakët.
“Është naive të mendohet se fjalimi i "flakët" (që disa injorantë mediatikë e identifikuan me lloj lloj epitetesh e folklorizma të tipit; patriotik), i sotëm i Edi Ramës (vëllaut binjak të Aleksandër Vuçiqi), në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte i sinqertë, ishte fisnik, ishte patriotik, etj.
Sepse, Edi Rama (si një politikan tipik makiavelist), dhe ekipi që atë e "këshillon" (paramendone tash kur i njëjti merr instruksione e këshilla nga shkollarët e Beogradit!), fare nuk "notojnë" as në ujërat e tabanit shtetëror, e aq më pak atij kombëtar. Imperativi i vetëm i tij dhe e i suites së tij është, mbetja në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim...!?”, thotë ai.
Tutje, shton se Edi Rama gjithë këtë gjurullti e bëri jo nga dhimbja për UÇK-në, por vetëm shkaku i zhvendosjes së vëmendjes së publikut shqiptar nga temat e krimit dhe korrupsionit galopant dhe shkaku që ta fitojë edhe një mandat tjetër për udhëheqjen e Shqipërisë.
Si një kalkulant pra i njohur dhe i sofistikuar, Edi Rama gjithë këtë gjurullti e bëri (jo se i dhimbset UÇK-ja, e komandantat e saj që janë në Hagë), në Asamblenë e Këshillit të Evropês), vetëm shkaku i zhvendosjes së vëmendjes së publikut shqiptar nga temat e krimit dhe korrupsionit galopant dhe shkaku i synimit që ta merr edhe një mandat tjetër për ta udhëhequr Shqipërinë (e shkretë dhe të dërrmuar nga krimi, korrupsioni e tash edhe nga kriza ekonomike, që po troket në familjet shqiptare) është tërësisht i zhveshur nga ky tipar!). Ne në Kosovë, fare s'kemi nevojë të futemi në kurthet dhe kalkulimet djallëzore të tij, sepse, tanimë edhe "zogjët e malit" i kanë kuptuar si hiret ashtu edhe qëllimet e tij.
Mirë bënë ca politikanë tanë... që nuk u prononcuan fare për "fjalimin e tij të zjarrtë", në Asamble!”, përfundoi ai.