Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe minsitrat e tij, të cilët po ndjekin politiken e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, në vazhdimësi po kërcënojnë Kosovën me luftë e trazira.
Për të shkuar edhe më largë, ata tashmë kanë dhjetëra baza ushtarake dhe policore për rreth Kosovën, ku shpeshherë i ngrisin në qiell edhe aeroplanët luftarak, duke kërcënuar kështu shqiptarët.
Pas këtyre kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë, ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që shprehu shqetësimin e tij për luftën.
Për këtë çështje, analisti dhe profesori Binak Maxharraj thotë se, Kurti u deklaruar për mundësinë e ndonjë konflikti duke e pa rrethimin e hekurt të veriut me ushtri dhe më instalimin e bandave kriminele në veri, por një mundësi të këtillë nuk e përjashtojnë as ekspertët e sigurisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/29/auto_auto_albin-kurti.--16598055721667037700.jpg)
“Kështu Philips, drejtor i programit për paqe dhe të drejta të njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbis thekson se: Bota e ndarë midis demokratve dhe autokratëve, Vuçiq është rreshtuar ne anën e autokratëve. Nëse Putin ndihet i dëshpruar për shkak teë humbjes së luftës me Ukrainën mund të përpiqet ta shpërqendron Perëndimin dhe NATO-n, duke e hapur një front tjetër e duke e përdorë Serbinë e Vuçiqin si një luftë në distancë. Duhet të përgatitemi për këtë”, citon Maxharraj profesorin amerikan.
Edhe eksperti tjetër amerikan i sigurisë Ivan Sascha Sheean, profesor në Universitetin Baltimorë, fletë për doza të mëdha të rrezikut për shpërthimin e një dhune të përgjakeshme, sepse sipas tij Serbia prej kohësh i ka grumbulluar trupat rreth Kosovës dhe patrollon kufirin me avion luftarak të prodhimit Rus, kjo është një pamje shqetësuese dhe e tmerrshme, thekson ai.
“Por një shpërthim të pritur dhe të planifikuar mirë nuk e përjashton as analisti i njohur amerikan Bugajski i cili thekson se “Serbia është peng i Rusisë në Ballkan e cila po mundohet t’i përdorë serbet për të nisur një luftë të re me fqinjët e saj, për të rritur ndikimin ndërkombëtar. Sipas Bugajskit, Beogradi dhe Moska vazhdimisht i akuzojnë qeveritë e Kosovës dhe shqiptarët se po kërcënojnë të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe në Kosovë”, tezë kjo e cila është në fokus dhe në vëmendjen e Serbisë qe një shekull e këndej, për të kulmuar gjatë regjimit të Millosheviqit”, pohon Maxharraj.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/29/auto_auto_271923043_1029780594238442_951872868116240687_n16431828401667037771.jpg)
Sipas tij, shqetësimet e kryeministrit Albin Kurti për ndonjë rrezik të munshëm konflikti përkrahet edhe nga ekspertët vendor.
“Doajeni dhe eksperti i sigurisë Ramadan Qehaja thotë se armatosja e Serbisë me armatim kryesisht të rënd ofansiv nga Rusia e se fundit edhe nga Kina çdo gjë është e mundshme. Kujtoj, thekson Qehaja, se këto deklarata janë të bazuara dhe nuk kanë te bëjnë siç thonë disa nga opozita me tentativë e shmangjës nga problemet e mbrendshme dhe zhvendosjën diku tjetër-në rrezikshmërinë nga angazhimi luftark serb ndaj Kosovës. Organizimi i dhjetëra trajnimeve, ushtrimeve, manovrave në bashkëpunim të ngushtë me komandatë dhe njësitet ruse me emërtime si “Vëllazëria Sllave” nuk mund të trajtohen thjesht si një demonstrim force”. Sipas tij, pretendimet e hapura të krerëve të Serbisë, janë argumente shtesë në favor të tezës që sulmi ushtarak nga Serbia nuk mund të përjashtohet. Edhe eksperti i njohur i sigurisë Hajrullah Tërnava thekson se “Serbia dhe Vuçiq në vazhdimesi po provokojnë situatën në Kosovë. Ajo bënë tensione në vend edhe për shkak të mos realizimit të marrëvshjeve në dialog e cila po deklarohet me tendenca provokuese, destabilizuese, luftënxitëse ndaj Kosovës”. Ndërsa eksperti i sigurisë Avni Islami thotë se “Serbia dhe ai që është në krye të saj, Vuçiq janë në gjendje gatishmërie dhe tendenca e tyre është që ta krijojnë në Krime të vogël ashtu siç ka bërë Rusia, por tash me veriun e Kosovës””, potencon Maxharraj.
Profesori përmend edhe ekspertin tjetër të sigurisë Seb Bytyçin i cili thekson se edhe “pëkundër pranisë ndërkombëtare Kosova nuk guxon të përjashtojë, neglizhojë kurrfarë presioni dhe agresioni nga Serbia. E kemi parë edhe rastin e Ukrainës por edhe rastet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shpeshherë lufta dhe veprimet ushtarake kanë nisur kur nuk është pritur e sidomos kohëve të fundit. Kështu që Serbia mund të frymëzohet nga suksesi i Azarjbaxhanit ndaj Armenisë dhe të ndërmarrë diçka”, ka thënë profesori Seb Bytyçi.
Maxharraj shton se, siç po shihet nga deklarimet e ekspertëve të sigurisë në nivel ndërkombëtar dhe vendor shqetësimet e kryeministrit Albin Kurti nuk janë vetem një frazë, nuk është pse ai po kërkon luftë, nuk është qe po e shqëteson popullatën e sidomos shqiptarët në Kosovë, por është diçka që mund të ndodh dhe e rrezikshme.
“Deklaratat e Kurtit po e shqetësojnë vetëm opozitën e Kosovës, të të gjitha partitë politike në Kosovë në krye me Ramush Haradinaj, Memili Krasniqin, Lumir Abdixhikun e disa të tjerë, të cilët nuk e kanë hallin e agresionit të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës, halli i tyre nuk është interesi nacional i Kosovës, mbrojtja e shtetit, por është ajo që me poshtërësitë e tyre si politikanë të paftyrë duke u rreshtuar përkrah Serbisë, anipse ajo i ka mbreh thikat mbi shpinën e Kosovës, për këtë, këta mjerana të oppzites nuk kanë dertë. Derti i tyre në këto ditë të veshtira nëpër te cilat po kalon Kosova është se si të ia nxinë jetën qeverisë Kurti, se si të bahën bashkë edhe me Serbinë e më të birin e djallit për të rrëzuar qeverinë Kurti, bile këta mjerana të pafytyrë shkojnë edhe aq larg sa që i përdorin edhe fëmijët e shkollës duke i lanë pa mësim për qëllimet e tyre të poshtra dhe karrieriste. Këta mjerana që me afër e kanë Vuçiqin se sa Kurtin e Vjosën dhe qeverinë, së shpejti në zgjedhjet e ardhshme përsëri votuesi, populli do të ua tregojë vendin, do ta përdorë gërbaqin për t’i fundos si stërvina”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.