Lista serbe në Kosovë ka marr vendim të bojkotoj të gjitha institucionet e Kosovës në shenjë revolte lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për targat.
Lidhur me këtë vendim të serbëve, ka komentuar njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani. Ai i pyetur nga ‘Bota sot’ se si duhet vepruar në këtë rast institucionet e Kosovës, thotë se nuk duhet reaguar fare, të ushtroj detyrat e saj dhe të mbajë rendin.

“Nuk ka nevojë të reagoj fare, atje duhet të vazhdoj të kyejnë detyrat elementare, policia publike e Kosovës duhet të ushtrojë detyrat normale të mbajë rendin, trafikun urban dhe sigurinë”, thekson profesor Burjani.
Ai thotë se vetë serbët pas një kohe do të kuptojnë gabimet e tyre.
“Pra nuk ka nevojë për asgjë tjetër, duhet të jenë të qetë dhe pa reagim fare, serbët pas një kohe me të gjatë do të kuptojnë se e kanë pas gabim”, thekson ai.