Tërnava: Ky veprim i nacionalitetit serb ishte qëndrim politik i Beogradit të Vuçiqit

Politika

Tërnava: Ky veprim i nacionalitetit serb ishte qëndrim politik i Beogradit të Vuçiqit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 12 nëntor 2022 Në ora: 20:16
Hajrullah Tërnava

Hajrullah Tërnava, eksperti i sigurisë, në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se situata e krijuar tani si shkak i targave të Kosovës nga ato të mëhershme në sistemin e mëparshëm të ish-Jugosllavisë, si PR, PE, KM etj., që të shndërrohen në targa legale të tanishme të Kosovës në RKS, dhe masave qeveritare që në muajin e parë ata që si ndërrojnë do të qortohen zyrtarisht nga policia.

“Kurse në muajin e radhës atyre që si kanë ndërru targat do të dënohen nga policia e Kosovës me gjoba të hollash, dhe më vonë me tjera masa në vijim, prandaj serbët në ato pjesë të veriut në katër komunat e atyre pjesëve ku kufizohen me Serbinë, të ndikuar nga politikat e qeverisë serbe, e ndërmorën masën e largimit nga të gjitha postet komunale dhe të tjera të institucioneve të shtetit të Kosovës, dhe tani ato pjesë të veriut e të banuara me serbë, tani janë pa zyrtarë policor dhe të shumë profesioneve tjera që i kryejnë në shërbim të popullit në ato pjesë, dhe ky veprim i nacionalitetit serb ishte qëndrim politik i Beogradit të Vuçiqit, që e kishte qëllimin e ngadalësimit të procesit të njohjes reciproke me Kosovën”, vlerëson ai.

Eksperti Tërnava thotë se, tani EULEX-i e ka rritë numrin e pjesëtarëve të shërbimeve policore dhe të tjerave shërbimeve të tyre në ato pjesë si dhe KFOR-i, megjithatë Qeveria e Kosovës duhet sa më parë që në ato pjesë të veriut t’i dërgoj policinë e Kosovës nga komuna të ndryshme të saj, që megjithatë edhe në këto situata të jetësohen ligjet dhe mos të vie deri te anarkia dhe krimet e përgjithshme në ato pjesë edhe që janë të banuara me shumicë serbe, por ato pjesë territoriale i takojnë Kosovës si pjesë përbërëse të shtetit.

“Edhe Ministria e PB duhet të nxjerr mësime nga kjo përvojë dhe në të ardhmen të llogaritë edhe në kuadro rezerva të policisë, si dikur që kanë ekzistuar më parë, sepse policia është ajo që në ҫdo situatë i jetëson ligjet e shtetit prandaj edhe nëse ndodhin situata të palakmueshme ku mungon numri i policisë së rregullt, rezerva policore që janë të ushtruar dhe të përgatitur në kohërat e qeta, dhe duhen të përgatiten t’i kryejnë punët e policisë nëse koha i kërkon, dhe angazhohen në ato momente dhe i plotësojnë ato vende të punës aty ku paraqitet nevoja, sipas planeve që i bëjnë eprorët-komandantët e policisë, prandaj kjo kohë e tanishme tani po e dëshmon se është e nevojshme njësi të tilla rezervë policore për kohëra të jashtëzakonshme e që nëse i imponohen Kosovës sikur tani, dhe ato njësi policore rezerva i gëzojnë të njëjtin tretman policor si ata të përditshmit, polici e Kosovës, dhe sa janë të angazhuar paguhen njëjtë si policë të Kosovës, dhe i kryejnë punët së bashku me policët profesionist dhe nën komandën e tyre, edhe që ky lloj i policisë në të kaluarën i ka pas përvojat e saj dhe angazhoheshin sa herë e kërkonte koha dhe momenti”, vlerëson ai.

Tutje eksperti Tërnava thotë se ky lloj i policisë rezervë angazhohet sipas nevojës dhe situatës që imponohet, që të kemi numër më të madh të policëve në vendin tonë, dhe ata paguhen sa kohë që janë të angazhuar në polici, dhe kur kalon koha ata i kthehen profesioneve të tyre të përditshme për ҫfarë janë kualifikuar sipas profesioneve që i kanë.

“Vlerësimet e numrit të policisë sa i nevojiten Kosovës duhet t’i japin eprorët apo ekspertët e MPB-së, por nëse për një angazhim të tillë është i vështirë financimi i tyre, atëherë duhet të shkohet me variantin e policisë rezervë. Vlerësimet për numrin dhe angazhimin e policisë së rregullt duhet të jetë mirë i studiuar, dhe numrat e policëve në të ardhmen duhet t’i përgjigjen përditshmërisë, por edhe jo të planifikohet numër tepër i madh sepse fondi financues i Kosovës është në mundësi të kontrolluara, prandaj megjithatë është mirë që policia ta ketë si alternativë planin e policisë rezervë”, tha eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat