Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.
Këtë e ka kërkuar ambasada amerikane në Kosovë.
Ata kanë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.
Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se u pa shumë mirë që Borrell dhe Lajçak shkelën qëndrimet e BE-së, dukue punuar në llogari të shtetit serb.
“Vendimi i Qeverisë në Prishtinë është i logjikshëm. Kosova pa bashkëpunim me SHBA-të nuk ka ku shkon.
Në Bruksel u pa se si z.Borrell dhe Lajqak i shkelën qëndrimet e UE -së, në planin e njohur, si "francezo-gjerman"
Në Bruksel, z.Borrell dhe z.Lajqak, punuan dhe morrën qëndrime në llogari të shtetit serb, përkatësisht të neoshovenizmit serbomadh. Ndërsa, në konferencë për shtyp, fajësuan Kosovën, në kohën kur shkaktare e gjendjes është vetë Serbia.
Çdo kush i dinë pikësynimet e shtetit serbomadh ndaj Kosovës. Në Bruksel njihet krimineli Vuçiq dhe vetë udhëheqja shoviniste serbe.
E tërë kjo injorohet nga z.Borrell dhe z.Lajqak dhe veprohet në emër të UE-së në dëm të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ngreh shqetësimin, se pse presidentja e KE, Ursula von der Lein, po lejon një gjë të tillë, veprime këto anti-evropiane.
Derisa, për shtyrjen e vednimit për targa, thotë se Qeveria e Kosovës ka vepruar mirë, dhe pas kësaj shpreson për rezultat pozitiv.
“Ajo që është e pakuptimtë është fakti pse z.Ursula von der Lein, si Presidente Komisionit të Evropës në UE, i toleron këto veprime anti-unionit nga z. Borell dhe z. Lajqak. Këta të dy de-fakto po e mbrojnë neoshovenizmin serbomadh dhe po përpiqen të ç'bëjnë Republikën.
Në këto kushte, përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme. Pa Washingtonin nuk mund të shkohet në zgjidhjen e çështjes.
Shtyrja për 48 orë është hap i mirë i Qeverisë së Kosovës.
Besohet se edhe pas 48 orëve do te ketë bashkëpunim në mes Prishtines dhe Washingtonit. Nuk ka rrugë tjetër”, përfundon Kelmendi.