Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi ka kujtuar në përvjetorin e tij, Xhemajl Mustafën.
Ai në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se Mustafa është vrarë në pragun e shtëpisë, pabesisht dhe tradhëtisht.
“Fundi i nëntorit të vitit 2000 shënoi vrasjën e njërit nga themeluesit e LDK-së, të datës 23 dhjetor të vitit 1989, intelektualit në zë, Xhamajl Mustafës. Në këtë datë në pragun e shtëpisë u vra një veprimtarë i shquar i çështjës kombëtare. E vranë pabesisht dhe tradhëtisht”, thekson Mulliqi.
Ai thotë më tutje se, Mustafa ishte këshilltar i presidentit, Rugova.
“Ai ishte i angazhuar edhe si kolumnist në gazetën Bota sot në rubrikën e tij javore. U shqua me shkrime të guximshme dhe vizionare. Pena e tij e mprehet më korrektësi i përshkroi të gjitha ngjarjet më të cilat përballej Kosova dhe populli i saj. Sot, kur është përvjetori i kësaj vrasje tinzare, sigurisht se shtohet dhembja dhe malli te famljaret e tij. Drejtësia kurrë nuk e tha fjalën e vet...”, vlerëson ai.