Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka komentuar dënimin e Sali Mustafës nga Gjykata e Hagës.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sali Mustafa i njohur si Cali është dënuar me 26 vjet burg.
Miftari thotë se Cali tash do të mbajë dënimin me burg edhe për Rrustem Mustafën – Remin dhe Latif Gashin.
“Mbaje Cal tash burgun edhe për Remin e Latën.... Më shumë t’i kanë trajnu e t’i kanë dirigjuar dëshmitarët kundër juve, ish-komandantët shokët e tu, sot multimilonera, sesa që që e ka bë një gjë të tillë prokuroria e Gjykatës Speciale, që zyrtarisht u marr me dëshmitarë kundër jush”, thotë Miftari.
Ai pohon se këtë fakt e di edhe vet Sali Mustafa.
Miftari thotë se, fatin e njëjtë e kishte edhe Bala i cili ishte dënuar nga Tribunali i Hagës.
“Peshku i madh e han të voglin, kjo ndodh edhe me botën e krimit, sidoqoft në fund ky dënim do të ju reduktohet mbi 30%, histori e dhimshme e njëjtë si me kokën turke tjetër me luftëtarin e UÇK-së, Haradin Balen i cili u dënua pa faj të vetin me dhjetëra vite burg vetëm se ishte i pa krahë dhe ishte i varfër, dhe vdiq po ashtu në mjerim social së bashku me familjen e tij, i harruar dhe i anashkaluar nga gjeneralët multimilionerët e profiterat e UÇK-së e të luftës”, shton ai.
Miftari tutje shprehet se pas disa ditësh ai do të harrohet dhe nuk do ta përmend askush.
“Tash dalin këto lodrat e PDK-së, AAK-së, LDK-së... defatoret e OVL UÇK-së e veteranëve të rrejshëm e shesin patriotizëm me bateria do ditë, e ju thurrin vargje dhe pas do kohësh harrohesh, pastaj me dekada nuk ju përmen kush më pos familjarëve dhe miqve tuaj”, përfundon Naim Miftari.