Kush nuk po dëshiron t’i heqë barrkiadat në veri?

Politika

Kush nuk po dëshiron t’i heqë barrkiadat në veri?

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 22:54
Barrikadat e vendosura në Rudarë nga serbët lokalë, në veri të Kosovës, dhjetor 2022.

Tash e 12 ditë veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar nga barrikada të vendosura nga serbë e dirigjuar direkt nga Aleksander Vuqiq.

Analsiti politik, Skënder Mulliqi, ka kometuar situatën aktuale në vend.

Ai për barrkiadimin e veriut të Kosovës, ka thënë se kujt po i shkon përshtati kjo situatë që është aktualisht në veri.

Pse nuk po hiqen barrkiadat të cilat po vështirësojnë çdo lëvizje të qytetarëve atje?

“Dy javë qysh së janë vu barrikadat në veri nga strukturat kriminale serbe, e nuk po hiqen. Pse? Mos heqja e tyre po e vështirëson sundimin e rendit dhe të ligjit, dhe të qetësisë publike në këtë pjesë të Kosovës. Barrikadat po i legjitimojnë një pjesë të ekstremistëve serb të ndihmuar nga Vuqiqi dhe nga Putini. Mos heqja e barrikadave po shkon në favor të Serbisë dhe fashistit Vuqiq, për të legjitimuar ndarjen mbi bazat etnike.

Ato nuk po hiqen nga organet tona të shtetit, se këtë nuk po e “dëshirojnë KFOR dhe EULEX”. Se ende ato duhet të qendrojnë aty po “dëshiron” BE-ja dhe Lajqak e Borrell, me motivacionin bizar se heqja e tyre kërkon qasje politike! Të futën si pykë në bisedime, si puna e barrikadave që mund të hiqën për një orë, është absurd i shekullit që po jetojmë, dhe është jashtë çdo qasje demokratike. Sikur ndërkombëtarët me veriun po dëshirojnë ti kënaqin apetitet serbo- ruse, në rajon, duke e bërë faktike Asociacionin me kompetenca ekzekutive sipas marrveshjës të vitit 2013. Sikur, po dëshirohet që në këtë mënyrë të qetësohet situata! Me duket se nuk qëndrojnë asnjëra prej tyre”, thotë ai.

Sipas tij, mos heqja e barrikadave i lëshon rruggë një lufte të re në Ballkan duke shtuar se veriu i Kosovës duket se është lënë qëllimisht si bombë e kurdisur.

“Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës, nuk bëhet me logjikën e pushtuese të Beogradit dhe të Moskës zyrtare. Kjo logjikë është duke i ndihmuar ideve shoviniste të Botës ruse dhe të Botës serbe, duke mos e lënë anash këtu as Ballkanin e Hapur. Mos heqja e barrikadave i lëshon rrugë një lufte të re. Veriu i Kosovës dhe Kosova në përgjithësi duket se qëllimisht kanë mbetur si bombë e kurdisur. Mos lejimi i heqjës të barrikadave nga organet tona, e forcon pozitën e Vuqiqit në Serbi”, shprehet analisti.

Në fund, shton se nëse vazhdohet edhe më tutje kështu, atëherë shqiptarëve do t’iu soset durimi dhe kujtojmë se në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht.

“Logjika e Putinit dhe Vuqiqit në Ballkan është se sa më e keqe gjendja, aq më mirë për regjimet tiranike të tyre. Gjendja në veri po bëhet shpërthyese jo me fajin e Kosovës. A mos po kemi deklarime të qëllimshme, për të përgatitur për një luftë të re në Ballkan? Unë për vete nuk i kuptoj mos heqjen e 9 barrikadave. Me barrikada shërbim i keq është duke ju bërë minoritetit serb në veri, të cilët po izolohen nga jeta. Nëse vazhdohet kështu, do të vazhdohet të soset edhe durimi i shqiptarëve, të cilët nuk mund të kapërdijnë më, një gjendje të tillë, as të luftës dhe as të paqës.Në politikë dihet se nuk ndodhë asgjë rastësisht...!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat