Liderët politikë në Serbi, në vazhdimësi kanë kërcënuar Kosovën me luftë.
Gjendja në veriun e Kosovës ishte afër eskalimit të situatës.
Krejt kjo pasi grupet kriminale serbe bllokuan rrugët në veri, ku edhe pikat kufitare u mbyllën.
Por, si erdhi deri te kjo gjendje në veri ku për pak që nuk shpërthej lufta e gjakderdhja?
Në lidhje me këtë çështje ka folur profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.
Ai thotë se, kjo situatë kryesisht e ka burimin te vet presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
“Ai me retorikën e tij duke u ankuar gjoja për gjendjën e mjerueshme të serbëve të Kosovës të cilët gjoja po maltretohen dhe po ndiqen nga veriu me dhunë, çfarë nuk është aspak e vertetë. Për këtë gjendje të rrezikuar gjoja të serbëve të Kosovës ai e jepte alarmin çdo kund që i jepej rasti duke i paraqitur serbët si viktimë e shqiptarëve retorikë kjo e cila zgjatë gati që një shekull te serbët”, thotë ai.
Maxharraj për gazetën “Bota sot”, shprehet se, për këtë Vuçiq ankohej te ndërkombëtarët që e vizitonin Serbinë duke lënë përshtypjen se vërtetë serbët e Kosovës nuk janë të sigurtë.
“Këtë Vuçiq e bënë më mjaftë mjeshtri duke u shtirë para tyre si paqësorë”, shton ai.

Sipas tij, pos kësaj, për situatën me barikada në veri të tensionuar nga kriminelët serb i kontribuan dukshëm edhe vet ndërkombetarët.
“Pikërsiht nga BE strumbullar i kësaj gjendje ishte edhe vet Josep Borell, një pro serb, i cili në terë këtë vorbullë lufte në veri i fajësonte bile edhe i kërcnonte shqiptarët dhe në veçanti Kurtin për këtë situatë të tensionuar në veri”, thotë ai.
Profesori thekson se, kësaj situate i ndikoi edhe ambasadori Kriostofer Hill në Serbi.
“Ai që prej që a u emërua ambassador e mori hapats anën e Serbisë duke i dal në krah, duke e kritikuar Kosovën si fajtore. Kjo gjë ishte e çuditshme dhe e papritur nga Kosova, kur dihet se Kosova ka patur simpati ndaj Hill gjatë luftës. Por nuk e la anash as emisari i SHBA-së, Gabriel Escopbar me deklaratat e tij do thoja “të pa matura” duke e kritikuar Kosovën gjoja për situatën e veshtirë te serbëve në veri të shkaktuar nga shqiptarët për çfarë erdhi edhe deri te tensionimi i situates në veri, çka është krejtësisht e pavërtetë, sepse serbët në veri asnjëherë nuk kanë pas ndonjë trysni nga shqiptarët pos kur qeveria ka tentuat e shtrijë sovranitetin ligjor në atë pjesë. Thjesht Escobar ishte i ndikuar nga Vuçiq”, shprehet Maxharraj.
Ai shton se, sjellja e tillë e ndërkombëtarëve bëri të mundur që Vuçiq të trimerohet dhe të ndërmerr shtetrrethimin e veriut duke vu barikada nga bandat kriminele serbe.
“Pos ndërkombëtarëve të cilet sikur e trimëruan Vuçiqin të ndërmerrte atë çfarë ndodhi në veri me barikada, kësaj situate me të madhe i ndihmoi edhe opozita ogurzeze e partive politike”, pohon ai.
Sipas tij, gjatë gjithë kësaj priudhe që nga 12 shkurti 2021 me ardhjën në pushtet të qeverisë Kurti të zgjedhur me mbi 50% të votave, ajo u rreshtua në krah të Serbisë e jo të qeverisë së vendit të vetë.
“Gjatë gjithë kësaj kohe krerët e opozites si Harajdinaj, Krasniqi dhe Abdixhiku si në kor u rreshtuan në krah të Serbisë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë e cila po mundohej të hiqte bërllogun 20 vjeçar që kjo opozitë ia kishte bërë Kosovës. Kësaj opozite të mjerë dhe fat keqe për Kosovën nuk i interesonte aspak Serbia e cila ishte fajtorja kryesore për tensionimin e gjendjes në veri dhe e cila për qëllim kryesor kishte marrjen e veriut, shkeputjën nga Kosova si aspiratë e saj 100 vjeçare duke e ditur se veriu ka pasuri përrallore me vlerë mbi 600 miliradë euro, e cila pasuri do t’i shërbente Kosovës për gjashtë shekujt e ardhshëm”, pohon ai.
Sipas tij, këtu është lidhë nyja e ‘gordit’ e lidhur forte për të cilën opozita as që interesohej, por qëllimin i saj ishte, po ai i Serbisë, rrëzimi i qeverisë Kurti për të arritë vet në pushtet.
“Por një gjë kjo opozitë e mjerë duhet ta di se populli e ka marrë vesh se kush ishte, e ka marrë vesh si qeveriste për këto 20 vjet duke e vjedhë dhe plaçkitë vendin, dhe se nuk ka asnjë dyshim se këtë opozitë populli kurrë nuk do ta kthej në pushtet”, përfundon profesori Binak Maxharraj.