Kurti: Beogradi insiston për “autonomi komunale”, analisti “këshillon” Escobarin dhe Hillin

Politika

Kurti: Beogradi insiston për “autonomi komunale”, analisti “këshillon” Escobarin dhe Hillin

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 janar 2023 Në ora: 14:16
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane Tages-Anzeiger, ka thënë se në dhjetë vitet e fundit Kosova ka nënshkruar 33 marrëveshje me Serbinë, e pothuajse asgjë nuk është zbatuar.

Sipas Kurtit, Vuçiq nuk mund të thotë se Kosova është “shtet i rremë” dhe të njëjtën kohë të ngrihet për autonomi komunale brenda këtij shtetit.

““Në dhjetë vitet e fundit kemi nënshkruar 33 marrëveshje me Serbinë. Pothuajse asgjë nuk është zbatuar. Disa nga këto marrëveshje do të ishin edhe në interesin tonë, por Beogradi gjithmonë insiston në autonominë komunale. Pse mendon? Serbia dëshiron që Kosova, sikurse Bosnja, të ketë shtet në shtet me Republikën Srpska, pra të bëhet jofunksionale. I thashë Vuçiqit se nëse vërtet dëshiron të bëjë diçka për minoritetin serb, duhet ta njohë Kosovën. Ai nuk mund të thotë se Kosova është “shtet i rremë” dhe në të njëjtën kohë të ngrihet për autonomi komunale brenda këtij shteti. Është si të porosisni çaj pa filxhan. Ne nuk jemi budallenj”, ka thënë Kurti.

Një autonomi komunale brenda Kosovës, apo ndryshe siç njihet marrëveshja e Asociacionit, kryeministri Kurti nuk e pranonte.

Në anën tjetër ndërkombëtarët vazhdimisht deklaroheshin për formim të Asociacionit, deri ditë më parë ku Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar propozimet e Kosovës për këtë marrëveshje dhe se SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës.

Analisti dhe profesori në Amerikë, Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se Asociacioni nuk mund të quhet marrëveshje ndërkombëtare se nuk është aprovuar në kuvendin e Serbisë.

Ai i ka reaguar edhe ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, i cili kërkonte formimin e Asociacionit.

“Këtë më së miri Gabriel Escobar e vërtetoi dhe deklaroi se ishte i shqetësuar gjoja për situatën e serbëve në Kosovë, se sidomos kur është në pyetje eskalimi i tij lidhur me formimin e Asociacionit një etnik serb ne Kosovë si një kancer me metastaza të rrezikshme. Z. emisar Gabriel Escobar është e vërtetë se ekziston një marrëveshje ndërkombëtare lidhur me Asociacionin një etnik serb të nënshkruar në Bruksel më 2013 dhe 2015 në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar nga liderët do thosha të shantazhuar nga Serbia, e cila marrëveshje është kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ani pse ajo është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, por edhe jo nga Parlamenti i Serbisë, çka do të thotë se kjo marrëveshje pasi që nuk e aprovuar edhe Parlamenti i Serbisë e humbë karakterin e saj ndërkombëtar”, deklaron Maxharraj.

Image
Analisti dhe profesori në Amerikë, Binak Maxharraj

Sipas tij, Serbia i ka humbur adutët për Kosovën për atë shton trysnin në raport me ndërkombëtarët për Asociacionin.

“Por, pasi që Serbia i ka humbur të gjitha adutet tjera rreth Kosovës dhe për Kosovën ajo çdo kund më çdo kusht, në çdo rast shtron trysnin edhe në raport me ndërkombëtarët që kjo marrëveshje për Asociacionin një etnik serb me kompetenca ekzekutive që do të thotë të krijohet një “mini shtet në shtetin e Kosovës” apo ndryshe edhe më keq një “Republika Srpska” brenda Kosovës, sikurse ajo e Dodikut në Bosnjë e cila për çdo ditë kërcënon të ndahet që është edhe qëllimi kryesor i Serbisë. Por, këtyre ditëve sikur është shtuar presioni nga ndërkombëtarët që një Asociacion në formë një etnik serb të themelohet. Trysnia vjen më së shumti nga BE, por edhe nga vetë Amerika, e sidomos nga z.Escobar të cilët insistojnë me çdo kusht që Asociacioni një etnik serb të formohet të merr fund. Por, për këtë nuk është aq i disponueshëm edhe populli i Kosovës, pos disa qarqeve pro serbe në Kosovë”, thekson analisti dhe profesori.

Është fyerje për Kosovën, të vrarit dhe të zhdukurit që të bëhet një asociacion i tillë, sipas Maxharrajt, gjersa shton se Serbia nuk ka kërkuar as falje.

“ Po si mund të formohet një Asociacion i tillë, po si mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, kur ajo as qe kërkon falje për krimet, masakrat dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, për çka edhe erdhi intervenimi ndërkombëtar në krye me Amerikën. Kjo është e pa kuptueshme, kjo është fyerja ndaj Kosovës në të cilën janë vrarë mbi 15 mijë civile të shpërndarë nëpër varre masive, liqen dhe ujëra të Serbisë dhe mbi 1660 janë të zhdukur nuk dihet se ku gjenden. A nuk është kjo një fyerje tipike për të gjitha ato viktima në masakrat e Serbisë, a nuk është kjo edhe një dhembje shtesë për familjarët e të masakruarve dhe të zhdukurve që as varret nuk ju dihen. Në lidhje me formimin e Asociacionit një etnik serb të cilin nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës, pra është tipik anti kushtetues, keni fole bile edhe duke shtuar trysni si nevojë që të përmbarohet një marrëveshje e nënshkruar në Bruksel si një obligim ndërkombëtar”, pohon Maxharraj.

Ai thotë se mund të gjendet një alternativë tjetër për formimin e Asociacionit

“Por, insistimi dhe kërcënimi i juaj do thosha, z.Escobar se ky Asociacion duhet të themelohet gjithsesi të cilit nuk mund “t’i ikë një parti apo individ një anshëm” duke e anashkaluar se nuk është në pyetje një parti apo një individ siç thoni, por ajo është qeveria me kryeministrin e saj e cila e ka votuar populli me mbi 50% të votave, apo ju z. Eskobar shkoni edhe më larg duke theksuar se ”nëse nuk formohet Asociacioni nga qeveria, atëherë do të gjenden partner alternativ”. Unë jam fortë i bindur se s’mund të gjendet ndonjë alternativë tjetër, qoftë në kuadër të shoqërisë civile, OJQ apo grupe multietnike, e organizatave humanitare, siç thoni ju, të cilat nuk e kanë autoritetin kushtetues të formojë një Asociacion të tillë që si e tillë do të dështojë, sepse një Asociacion me palët jo të autoritetshme është ani kushtetues dhe i pa pranueshëm. Z. Escobar unë mendoj se çështja e Asociacionit një etnik ashtu siç e kërkon Serbia nuk është në të mirë të Kosovës”, nënvizon ai.

Maxharraj kërkon që bashkësia ndërkombëtare të interesohet më shumë për funksionimin normal të shtetit, sesa të lejojë një kancer brenda saj.

“Nëse ky Asociacion formohet edhe pa kompetenca ekzekutive, apo në formë të një OJQ, prapë se prapë Serbia këtë nuk e pranon sepse qëllimi i saj është i qartë se ajo përmes këtij Asociacion dëshiron, por edhe insiston më shumë se këtë pra që të atakojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ngjashme me atë siç po ndodhë në Bosnjë. Në fund është mirë që bashkësia ndërkombëtare më shumë të interesohet në funksionimin normal të shtetit të Kosovës se sa të lejojë një kancer serb brenda Kosovës, i cili më pastaj do të lëshonte metrapaza dhe shpërthime të pa riparueshme për Kosovën, sepse pozita e serbëve të Kosovës është më e avansuar se sa pozita e shumë pakicave në vendet demokratike. Askund në botë pakicat nuk kanë më shumë beneficione, se sa pakica serbe në Kosovë me të cilët liderët e Serbisë e në veçanti presidenti i saj Vuçiq manipulon me ta për interesa krejt tjera meskine, apo thanë shkurtë ajo kërkon ndarjen apo korrigjimin e kufijve duke e synuar veriun e Kosovës me pasuri përrallore nëntokësore që si askush në botë. Duke tentuar kështu të zhbëj pavarësinë, të cenoj sovranitetin dhe integritetin”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat