Ish ministri i jashtëm dhe kryenegociatori Skënder Hyseni, gjatë ditës së djeshme ka thënë se konfrontimi me Amerikën po kthehet në diskurs politik.
Ai ka kritikuar edhe opozitën, derisa shton se kryeministri Kurti e do konfrontimin me Amerikën.
“Kurti, me plot vetëdije, ndërsa liderët opozitarë pavetëdijshëm dhe në mënyrë shumë naïve, nisën kështu lojën e rrezikshme në stilin “hajde matemi cili është më trim me Amerikën”. Atë lojën e fëmijëve “Ma mujte, ta mujta”. A po kthehet në diskurs politik gara e konfrontimit me Amerikën dhe shitjes së trimërisë” në këto raporte?! Opozita duhet ta kuptojë që Albin Kurti pikërisht këtë do. Prandaj u bënë ftesë liderëve opozitarë që t’i bashkohen çmendurisë së tij politike. Është koha e fundit që, për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e saj, opozita jonë parlamentare të këndellet!”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni.
Me këtë deklaratë të Hysenit, nuk është pajtuar veprimtari i LDK-së, Halil Geci.
Ai thotë se, Skënder Hyseni, i jep mesazh opozitës para seancës së djeshme për dialogun ku ka thënë se kryeministri Kurti në seancën e fundit “me dhelpërinë e tij dhe sensin prej mashtruesi, sërish futi opozitën në grackë”.
“Vjosa dhe Albini nuk largohen duke ulur kokën si tradhëtar, ashtu siç ke ikur ti dhe partia ime LDK-ja me 12%, me kokë ulur dhe me barren e tradhtisë në kurriz”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.
Ai madje kërkon nga opozita që të dëgjojnë apelin e Hysenit.
“Kokërdhija e leprit i bënë apel opzitës, shkoni urgjentisht te Escobari dhe miratoni nënshkrimin e zajednicës, apo kapitulimin e Kosovës me emrin zajednicë e nënshkruar nga LDK-ja, asociacion ky që mbanë në vete kompetenca ekzukutive të një shteti. Ja çfarë mbanë me vete asociacioni i nënshkruar dy herë nga të të dyja partitë LDK dhe PDK dhe i ratifikuar me votat e të dya partive dhe liderëve tu Isa dhe Thaçi, të cilëve t’i ua lëpije ... nga mengjesi deri në darkë”, thotë ai.
Geci shton se, asociacioni që LDK-ja e ka ratifikuar në parlament dhe nënshkruar nga shefi i Hysenit, Isa Mustafa mbanë me vete këto kompetenca: minierat e Kosovës që vendosen nën juridiksionin e Serbisë, përfshi aty edhe Brezovicën si pjesë të komunës së Shtërpcës.
“Pra, neve na mbesin xhamiat dhe “Jetimat e Kandaharit” si pasuri e trullosje kolektive, kurse Serbisë i dorëzohen pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore në kuadër të asociacionit. Nëse Escobari dhe Amerika po kërkojnë ratifikimin e asociacionit që ju e keni ratifikuar duke e tradhtuar atdheun, Escobari po kërkon ta nxjerr Kosovën nga tradhtia e juaj”, pohon ai.
Geci pohon se Kosova, Vjosa Osmani e Albin Kurti nuk e bëjnë hapin pa Amerikën.
“Albini, Vjosa dhe Kosova s’e bëjnë hapin pa Amerikēn, flej shlirë se askush nuk është kundër Amerikës, ata që ishin kundër Amerikës, disa Amerika i ka futur në burg e ty dhe mbështetësit e tu së bashku me partinë time LDK-në iu ka dërguar në pushim lehonije, ngase e keni pjellur zajednicën dhe mu kjo zajednicë që ju e keni pjellur ua ka shqyer ... Prandaj, Skënderi e akuzon Kurtin, kinse po e kundërshton Amirikën”, thotë ai.
“Oj kokerdhi as Eskobari, as Amerika e as vet Përendia nuk i do shitësit e atdheut të tyre, ai që nuk e do dhe që e shet atdheun e vet, ku mundet ta do Amerikën. Kokërdhi flej shlirë e futja…..! Hyseni së bashku me PDK-në dhe LDK-në, po mundohet me hangër m*** që vet e kanë bërë, por po u vjenë pak si zor. Hajeni hajeni se vet e keni bërë…!”, përfundon Halil Geci.