“Kosovën mund ta detyrojnë ta nënshkruajë, por shqiptarët janë kundër” – Profesori thotë se ky plan është vetëm francez – ja pse?

Politika

“Kosovën mund ta detyrojnë ta nënshkruajë, por shqiptarët janë kundër” – Profesori thotë se ky plan është vetëm francez – ja pse?

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 08:15
Scholz, Albin Kurti, Vuçiqi dhe Macron

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti më 6 shkurt ka deklaruar se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, "duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Por, realisht çfarë përmban plani franko-gjerman për Kosovën?

Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se plani franko-gjerman për Kosovën nuk siguron asgjë të mirë.

Sipas tij, kjo marrëveshje bazën e ka tek pranimi nga Republika e Kosovës dhe të organizimi i asociaciacionit të komunave me shumice serbe

“Marrëveshja franko-gjermane, sidomos aneksmarrëveshja, nuk siguron asgjë de-fakto dhe as de-jure për Republikën e Kosovës.

Tërë marrëveshja e ka bazën tek pranimi nga Republika e Kosovës dhe të organizimi i asociaciacionit të komunave me shumice serbe, si dhe të ndërtimit de-jure të statusit politiko-organizativ dhe ekzekutiv të asociacionit.

Çështje tjetër në marrëveshje është garanci për kishën ortodokese serbe në Kosovë, me pretendimet, se kisha ortodokese serbe në Republikë qenka në rrezik. Këtu kërkohet të ketë status të veçantë kisha me mbrojtje juridike. Tamam sikur ato të rrezikohen nga shqiptarët.

Ndërsa, çështja de-fakto e pranimit të dy vendeve është qesharake. Dy vendet de-fakto ekzistojnë. Këtë nuk ka fare nevojë të pranon Serbia. Intergrimet në kuadër të mekanizmave ndërkombëtar nuk varet nga Serbia as nga UE. OKB-a nuk merr frymë nga UE.

Çka ka tjetër marrëveshja?

Asgjë për Republikën e Kosovës. Ku mbeten shqiptarët e mbytur dhe që janë diku nëpër Serbi! Ku mbeti dëmi i luftës! Mbi 13 mijë civilë u mbytën nga shteti serb. Ata nuk theksohen fare në marrëveshje. Mbi 150 mijë objekte janë shkatërruar me dëme mbi 30 miliardë euro. Për përdhunimet e grave, vajzave dhe deri edhe të burrave nuk ka asnjë pasues në marrëveshje. Nuk ka përgjegjësi. Fare nuk përmenden. Tamam sikurse të kishim një shtet përballë që nuk ka përgjegjësi politike, penale, ekonomike dhe gjenocidiale”, shprehet juristi.

Tutje, Kelmendi thotë Kosova mund të detyrohet ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë, por shqiptarët kurrë nuk do ta pranojnë.

“Marrëveshja mund të detyrohet që të nënshkruhet nga Kosova. Mirëpo, populli shqiptar kurrë këtë marrëveshje nuk do të pranojë si të veten. Nuk do të harrohen kurrë vrasjet, masakrat dhe gjenocidi serbomadh. As përdhunimet nuk harrohen kurrë. Per këto çështje shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Duket se vetëm emrin e ka franko-gjermane, sepse de-fakto është marrëveshje franceze, pasiqë u arrit të ndahet Kosova sipas qëndrimit francez. Me këtë marrëveshje u mbrojt ndarja e copëtimi i shqiptarëve që e bënë në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913. Këtë e provon ndarja e Kosovës me asociacion. Prandaj, kurrë nuk do t pranohet marrëveshja”, nënvizon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat