Planit franko-gjerman, tash Qeveria e Kosovës po i referohet si evropian, duke konfirmuar se është diskutuar edhe një çështje e tillë.
Sipas tij Kosova nuk duhet të shoh nga e kaluara dhe sipas tij plani franko gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës.
Mirëpo së fundmi një deklaratë që mori vëmendjen kohëve të fundit është ajo e diplomatit të njohur amerikan, William Walker.
Ai shprehet i bindur se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar për Kosovën.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se ky plan franko-gjerman nuk është përfekt mirëpo që është më e mundshmja në këto rrethana që gjendemi, për të normalizuar raportet mes dy shteteve.
“Askush nuk ka pritje që ky plan franko - gjerman si marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë është përfekt, por për rrethanat e krijuara pas tensionimeve në veri të Kosovës, poashtu edhe luftës në Ukrainë është me e mundshmja, nuk them as unë më e mira. Ka vend për shqetësime dhe në këtë drejtim e shoh edhe deklaratën e ambasadorit Ëalker. Kjo marrëveshje siguron një paqe të kontrolluar në mes Kosovës dhe Serbisë në drejtim të normalizimit të raporteve në mes dy shteteve deri në një periudhë tjetër”, u shpreh ai.
Analisti më tej, thotë që shqetësimet e ambasadorit Walker është se në këtë marrëveshje nuk ka njohje de jure të Kosovës nga Serbia.
“Mendoj deri pas përfundimit të luftës në Ukrainë e cila tashme është shqetësimi kryesor i Perëndimit për ta mundur Rusinë në këtë luftë. Kujtoj se shqetësimet e ambasadorit Ëalker është se në këtë marrëveshje nuk ka njohje de jure të Kosovës nga Serbia dhe çështjet e tjera si Asociacioni dhe statusi i ardhshëm i Kishës ortodokse serbe që realisht janë çështje shqetësuese”, nënvizoi Haziri për “Bota sot”.