Vëmendjen e opinonit publik në këto orë e mori lajmi për gjetjen e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Një burim brenda IML-së ka thënë se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.
Media ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.
Ai u shpreh se kjo ngjarje duhet të ketë të dënuar përgjegjësit kryesor pasi nuk duhet të ketë lojë me këtë tragjedi.

“Përgjegjësi, testim për të mbyllë rastin, testim i opinionit publik dhe familjes Dehari, përgjegjësia duhet të sanksionohet,masat ligjore duhet të hyjnë në fuqi për akterët e kësaj lojë. Nuk ka lojë me tragjedi, pra duhet dhënë përgjegjësi të plotë për këtë që ka ndodhur”, u shpreh ai.
Më tej, juristi thekson që duhet të gjenden ata akter të kësaj loje dhe duhet ta marrin dënimin e merituar.
“Përgjegjësit duhet të gjenden për këtë lojë Kjo është sa e tmerrshme aq tragjike. Pas gjithë kësaj zhurmë askush ende nuk është gjetur përgjegjës. Duhet të gjenden ata akter të kësaj loje dhe duhet ta marrin dënimin e merituar”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.
Kujtojmë që janë bërë gjashtë vite nga vdekja e paqarte e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari nuk kanë mjaftuar për të zbardhur rastin e vdekjes së tij në qelinë e Qendres së Paraburgimit në Prizren.
Në ndërkohë, Ministrie e Drejtësisë në krye Albulena Haxhiun po akuzon Prokurorinë Speciale për neglizhencë.