Sot, më 24 mars janë bë 24 vjet që nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Kjo ndodhi pas krimeve të shumta, masakrave e gjenocidin e forcave serbe që kryen ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.
Edhe pse u bën 24 vite nga kjo ndërhyrje e NATO-s në Kosovë, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje e cila do të rezultonte me njohje reciproke.
Madje as pas 24 vitesh Serbia nuk i pranon krimet e saj të kryera në Kosova, e lëre më të kërkojë falje.
Mëgjithatë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tashmë po e ripërsërit disa herë se kurrë nuk do të njoh shtetin e Kosovës.
Edhe pas kësaj, ndërkombëtrët po insistojnë që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.
Së fundmi ishte një takim i Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Ohër, mirëpo as aty nuk është nënshkruar asnjë dokument.
Madje edhe pas kësaj Vuçiqi si njeri i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq ka ripësëritur se nuk do të njoh Kosovën.
Por, në Kosovë kemi opinione të ndryshme sa i përket asaj që është arritur deri tash në dialogun Kosovë dhe Serbi.
Analisti i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj ka vazhduar me kritikat e tij ndaj opozitës në Kosovë.
Maxharraj ka kritikuar sidomos dy partitë opozitare LDK-në dhe PDK-në që sipas tij, janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës atë që po e kërkon edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Kësaj radhe, Maxharraj ishte më i ‘butë’ ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po e mbështetë kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin përballë Serbisë.
“Kritika të paqëndrueshme dhe bizare po shohim nga opozita, sidomos nga Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Ndërsa edhe pse në këto vitet e fundit kishim përplasje të ashpra midis Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit, madje edhe ofenduese, kësaj radhe Haradinaj e bën dallimin nga Krasniqi e Abdixhiku dhe doli shumë më burrë. Ai u rreshtua haptas përkah Qeverisë Kurti për pranimin e planin franko gjerman”, thotë Maxharraj.
Sipas tij, Haradinaj e cilësoi si ‘arritje të madhe’ pranimin e këtij plani, duke shtuar se është i vetëdijshëm se është në pyetje interesi nacional, pasi prapa këitj plani qëndron fuqishm Amerika.
“Në planin franko-gjerman mungon diçka shumë e rëndësishme, ku bëhet fjalë për tejkalimin e trashëgimisë të kaluar. Kjo është pjesa më e dhimbshme. Sipas mendimit tim, marrëeshja është dashur dhe duhet të ndodh sa nuk është bë vonë, që në këtë marrëveshje të inkorporohen edhe kërkesa këmbëngulëse për krimet e luftës, sepse askush nuk ka legjitimitet moral e as politik për t’i amnistuar krimet serbe të luftës ndaj popullit shqiptar, mbi të cilin janë bë krime, gjenocid e deri në deportimin e shfarosjen e popullit”, pohon ai.
Maxharraj kritikon disa politikanë në Kosovë, të cilët sipas tij janë të shantazhuar e të shitur dhe të zënë rob nga Serbia, të cilët kanë theksuar se duhet pajtim me Serbinë.
“Sipas tyre, krimet e luftës qenkan vjetëruar, anipse nga lufta kanë kaluar 23 vite, e dihet mirëfilli se me konventat ndërkombëtare krimi nuk vjetërohet kurrë”, shton ai.
Profesori pyet se si është e mundur të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëve pa u përmend dhe pa u dënuar Serbia e cila as nuk ka kërkuar falje për krimet e saj ndaj shqiptarëve?
“Si do të arsyetohemi ne për të gjitha ato krime dhe masakra që Serbia i ka bë popullit shqiptar? Si mund të kalojë ajo me gjithë katarhurat e deri në shfarosje që i bëri popullit tonë dhe të lejohet sikur gjoja nuk paska ndodhur asgjë në Kosovë”?, pyet ai.
Ai tutje pyet se “si mund të lejojnë këtë Amerika dhe NATO të cilat intervenuan për të ndaluar gjenocidin e popullit shqptar në Kosovë”?
“Ata këtë nuk duhet të lejojnë, por këtë as ne nuk guxojmë të lejojmë që të ndodhë, dhe nuk guxojmë ta bëjmë këtë për hir të gjakur të derdhur, për hir të gjeneratave që vijnë të cilat për këtë lëshim ndaj Serbisë do të na mallkojnë pamëshirshëm”, përfundon profesori Binak Maxharraj.
Nryshe, sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe.
24 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.
Sot, 24 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël. Ata janë të vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.