Asociacioni në Kosovë nuk do të formohet sipas kërkesës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky asociacion do të formohet sipas propozimit të BE-së.
Kështu është shprehur analisit politik dhe profesori Sulejman Mehazi për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, mosnënshkrimi i Vuçiqit marrëveshjen në Ohër e shpreh pakënaqësinë dhe revoltën e tij për mospajtimin me 15 modelet e Asociacionit të propozuara nga BE-ja.
“Pas marrëveshjes së Ohrid si kurrë më parë nuk është ditur se si do realizohen e formohen asociacionet e pakicave serbe në Kosovë, dakordimi i palës serbe me planin evropian franko-gjerman i hoqi të gjitha dilemat e "zajednicave" serbe, se nuk do formohen sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, aleatit të Putinit, por sipas propozimit e zgjedhjes së njërës nga 15 llojet e asociacioneve të propozuara nga BE-ja, pikërisht mos nënshkrimi i Vuçiqit në Ohër shpreh pakënaqesinë e revoltës së mospajtimit të tij me 15 modelet e asociacioneve të pakicave evropiane”, thotë Mehazi.
Ai shton se kryeministri Kurti po i refuzon Asociacioniet serbo-ruse, por nuk kundërshton Asociacioniet evropiane.
“Refuzimi i "zajednicës serbe" nga kryeministri i Kosovës, Kurti, nuk është kundër kërkesave të BE-së e SHBA-ve që nga 15 modelet e asociacioneve evropiane të zgjidhet ai më i përshtatshmi për Kosovën, politikisht Kurti kundërshton Asociacionet serbe-ruse të "mini-republikës serbe" në Kosovë e nuk kundërshton Asociacionet evropiane”, shprehet tutje ai.
Mehazi shton se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas dakordimit në qytetin e Ohrit është i detyruar të zgjedh njërin nga 15 modelet e Asociacioneve serbe të propozuar nga i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçaku, e kurrsesi llojin e Asociaciacioni të shovenistit serb, Aleksandar Vuçiqit.
“Është shumë e qartë se BE-ja dhe SHBA-të kërkojnë nga Kurti që sa më shpejtë të formojë Asociacionet vetëmenaxhuese apo vetëqeverisese lokale, ekonomike e kulturore serbe nën ombrellën e Kushtetutes së Kosovës e kurrsesi përtej Kushtetutës së saj”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.