Më 18 mars në Ohër u mbajt takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku në qendër të bisedimieve ishte plani franko-gjerman.
Këtë propozim po refuzon ta nëshkruajë presidenti serb, ku vetëm pak ditë pas takimit, reagoi sërish, ku nëpërmjet një postimi komentoi masrrëveshjen e Aneksit të planit të zbatimit në Ohër dhe përmbajtjen e saj.
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli lidhur me refuzimin e nënshkrimit të propozimit evropian nga ana e presidentit serb.
Së pari, këtë gjë e krahasoi me mosnënshkrimin e Millosheviqit në Rambuje, ku për këtë paralajmëroi pasoja për Vuçiqin.
“Qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, me rastin e mos nënshkrimit dhe mospranimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Kosovën, në Ohër, krahasohet me mospajtimin dhe mosnënshkrimit e Millosheviqit në Rambuje, dhe dihet se çfarë i ndodhi kasapit të Ballkanit me mospajtimin e tij në Rambuje, u bombardua Serbia nga NATO, kështu do t'i ndodh edhe birit ideologjik të Milloshevit, Vuçiqit, i cili me mos pranimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Kosovën, ia lehtëson goxha shumë veprimet politike e diplomatike kryeministrit të Kosovës, Kurtit, i cili tani më topin e krizës politike në mes dy vendeve ia ka hudhur Serbisë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Mehazi potencoi se ‘përplasja’ e Vuçiqit me BE-në dhe SHBA-të do i jap fitore Kosovës dhe Kurtit fitojë në diplomacionë botërore.
“Themi kështu për shkak se me veprimet mohuese të marrëveshjes ndērkombëtare në Ohër, presidenti i Serbisë, Vuçiqi, do ballafaqohet me BE-në e SHBA-në për realizimin e kësaj marrëveshje evropiane e amerikane, në anën tjetër Kurti do jetë i lirë dhe i koalicionuar me BE-në e SHBA-në. Ballafaqimi kontravers i Vuçiqit me BE-në e SHBA-në Kosovës do i jep fitore të madhe diplomatike. Nëse Millosheviqi e humbi luftën në Rambuje, Vuçiqi do ta humbë diplomacinë botërore përballë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”, nënvizoi profesori.
Ndër të tjera, ai tha se Kurti e ka larguar problemin nga vetja, me pranimin e marrëveshjes në Ohër.
Kurse, për Serbinë paralajmëroi izolim nga BE-ja dhe SHBA-ja.
“Pas dakordimit me planin franko-gjerman, në Ohër, kryeministri i Kosovës e ka hequr barrën e problemit nga vetja dhe këtë barrë problematike serbe ia ka dhënë BE-së dhe SHBA-së që ata të merren me Vuçiqin e jo me Kurtin. Dhe vetë kryeministri Kurti pas dakordimit në Ohër para gazetarëve deklaroi se tani e tutje me Serbinë le të merren BE-ja e SHBA-ja. Sikurse që është izoluar Putini me luftën në Ukrainë, ashtu edhe Vuçiqi do të izolohet nga BE-ja e SHBA-ja”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.