Veriu i Kosovës vazhdon të jetë një pjesë ku provokimet dhe mundësia e tensionimit të situatës është mjaftë e madhe.
Njësosj është edhe këto kohët e fundit, ku në prag të zgjedhjeve lokale në veri, ka shumë debate, reagime dhe thirrje nga më të ndryshmet.
Me datën 23 prill, pritet të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në të cilat ka refuzuar të marrë pjesë subjekti më i madh politik serb në Kosovë, Lista Serbe.
E në lidhje me gjithë këto zhvillime, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.
Fillimisht, ai kritikoi ashpër vendimin e Listës Serbe për mospjesëmarrjen në zgjedhje dhe bashkëpunimin me Vuçiqin.
“Refuzimi i pjesëmarrjes në zgjedhje është një qëndrim thellësisht antidemokratik i Presidentit Vuçiq dhe Listës Serbe, e cila është instrumenti i tij i pushtetit në Kosovë dhe është dëshmi e mëtejshme se presidenti Vuçiq nuk po negocionte me mirëbesim në Ohër”, deklaroi ai.
Sipas ekspertit austriak, persidenti serb po tenton që të marrë kontrollin ushtarak në Kosovën veriore nën një operacion të rremë.
Mirëpo, ai vlerëson se kjo është një përpjekje e dështuar e Vuçiqit.
“Vuçiq thjesht po përpiqet të fitojë kohë dhe po pret një fitore ruse në Ukrainë. Nën atë mbulesë ai dëshiron të marrë kontrollin ushtarak në Kosovën veriore nën një operacion të rremë.
Ai do të jetë shumë i zhgënjyer pasi kundërofensiva e Ukrainës do të jetë shumë e suksesshme dhe do të çlirojë Ukrainën në javët e ardhshme
Ai do të jetë shumë i zhgënjyer pasi KFOR-i dhe autoritetet e Kosovës do të jenë shumë vigjilentë dhe të vëmendshëm dhe nuk do të arrijë të prodhojë një operacion fals. Ai thjesht po minon besimin dhe mbështetjen e mbetur që i ka mbetur në SHBA dhe BE”, theksoi Fehlinger.
Ndër të tjera, ai paralajmëroi një mundësi të përshkallëzimit të situatës, derisa u shpreh se për këtë mund të reagojnë edhe ndërkombëtarët.
“Një përshkallëzim nga autoritetet serbe është shumë i mundshëm, por opinioni botëror do ta kuptojë qëllimin e Serbisë dhe institucionet tona të sigurisë janë të përgatitura në mënyrë të përkryer për të përballuar fatkeqësi të tilla të paralajmëruara.
Shpresoj se sjellja tronditëse e fundit e Presidentit Vucuc që nga 18 marsi e deri më tani në një muaj pengesash tregon sërish se e vetmja rrugë drejt paqes është anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe njohja reciproke siç kam bërë thirrje në konferencën mediatike të Vjenës më 4 prill”, përfundoi Gunther Fehlinder për “Bota sot”.