Profesori nga Amerika reagon ashpër për mungesën e deputetëve në seancë/ Përmend se nga kush morën urdhrin!

Politika

Profesori nga Amerika reagon ashpër për mungesën e deputetëve në seancë/ Përmend se nga kush morën urdhrin!

Nga: M.Haziri Më: 24 prill 2023 Në ora: 11:41
Kuvendi i Kosovës

Ditë më parë seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyer për shkak të mungesës së deputetëve në seancë.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka reaguar për mungesën e deputetëve në seanca.

Ai sot tha se për këtë arsye kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë.

Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë s’mendoj që kjo legjislaturë e meriton të vazhdojë”, tha ai.

Disa nga deputetët prezentë i kërkuan emrat, por Konjufca tha se fjalën e kishte për ata që mungojnë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se është e papranushme sjellja e deputetëve të cilat për shkak të urdhërave të shefave të tyre partiake.

Image
Binak Maxharraj

Sjellja e deputeve të Parlamentit te Kosovës është e papranueshme,e pamoralshme, pa fije edukate, me sjellje rrugaqerie te cilët vijnë e shkojnë në Parlament pa kurrfar obligimi, ata dalin nga seancat e Parlamentit sipas qejfit te tyre, sipas urdhërsave te të shefave te tyre partiak,i bojkotojnë seancat edhe ateherë kur Parlamenti duhet të votojë ligje të rëndesishme për vendin, ata mungojnë nuk janë në seancë. Me sjelljet e tyre arrogante e pengojnë dhe neglizhojnë punën e Parlamentit”, u shpreh ai.

Analisti tutje çdo deputet nuk guxon të mungoj e as të largohet nga seancë pa lejen e kryeparlamentarit, në te kundërten kryeparlamentari duhet të ndërmerrë masa ndëshkimore.

Faji jetim? Jo faji kryesor për një sjellje të këtillë është vet kryeparlementari i cili nuk vepron sipas ligjit dhe rregullores së Parlamentit duke i ndëshkuar me heqjen e pagave për mungesat e tyre dhe sjelljet e tyre arrogante. Çdo deputet nuk guxon të mungoj e as të largohet nga seancë pa lejen e kryeparlamentarit, në te kundërten kryeparlamentari duhet të ndërmerrë masa ndëshkimore. Deputeti është i obliguar të qëndroj në sallë edhe atëherë kur nuk pajtohet për diçka, ai e ka të drejtën e votes, por nuk guxon të largohet nga salla”, shpjegon tutje analisti.

Në fund, profesori thekson që kryeparlamentari duhet të zbatojnë rregullat e ndëshkimit për deputetët e papërgjegjshëm.

Kjo është ajo më kryesorja që kryeparlementari duhet t’i zbatojnë rregullat e ndëshkimit për deputetët e papërgjegjshëm ndonëse është edhe e nevojshme që vet Parlamenti të votoj rregulla edhe ligje për të ndërgjëgjësuar sjellet e vet deputetëve”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat