Tha se nuk mund të mendohet BE vetëm me vendet e Ballkanit pa Serbinë - Ramës i vjen reagimi i ashpër

Politika

Tha se nuk mund të mendohet BE vetëm me vendet e Ballkanit pa Serbinë - Ramës i vjen reagimi i ashpër

Nga: A.SH Më: 27 prill 2023 Në ora: 09:56
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për një media italiane është pyetur se “A mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë?, dhe përgjigja e tij ishte fare e qartë dhe e shkurtë “Jo, për mendimin tim jo”.

Kjo përgjigje e kryeministrit Rama ka bërë jehonë në mediat e Beogradit, të cilat siç duket iu kanë gëzuar kësaj përgjigje.

Analisti Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar rreth kësaj deklarate të Ramës.

Ai ka thënë se ajo çfarë ka thënë Rama është përulëse, sepse po mohon edhe shtetësinë shqiptare.

Madje, i thotë se po harron edhe Kosovën, shqiptarët gjithandej ku gjenden në shtetet ballkanike.

Image
Refik Hasani

Kryeministri, po harron Kosovën, po shlyen shqiptarët në Maqedoni të Veriut, po paraqet inekzistent shqiptarët në Serbi, Malë të Zi e Greqi.

Shqipëria po paraqitet sikur është nën Serbi.

Shqipëria po prezentohet sikur pa Serbi, nuk na duhet asgjë dhe nuk duhet të ekziston asnjë popull a asnjë shtet në Ballkan.

Deklarimet përulëse e mohuese të shtetësisë shqiptare, nuk ka ndodhur as në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, ka deklaruar Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat