Vendi ynë ka qenë përplotë zhvillime kohët e fundit, duke filluar nga zgjedhjet në veri e deri tek marrëveshja e nënshkruar në Ohër.
Në lidhje me këto situate në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Vendenis Lahu.
Ai është shprehur që situata në vend vazhdon të jetë e qetë dhe se zgjedhjet e përfunduara në veri pas asnjë incident, vlen të përmendet për lavdatë.
I pyetur për marrëveshjen në Ohër dhe zbatimin e saj, Lahu tha që duhet një presion më rrept ndaj Serbisë, pasiqë e njejta po vazhdon me deklaratat dhe qëndrimin e saj.
“Zbatimi i marrëveshjes është i varur në masë të madhe nga garantuesit e saj dhe presionit të cilin atë do të ushtrojnë te pala serbe për zbatimin e saj. Unë uroj që ky presion të rritet sepse nuk mendoj se është qasje e duhur në asnjë dimension qëndrimi i butë ndaj kësaj Serbie”, u shpreh deputeti.
Ndër të tjera, për Asociacionin ai thotë që marrëveshja e Ohrit parasheh vetëmenaxhimin si mekanizëm për të ecur para në relacionet Kosovë - Serbi dhe Kosova në këtë temë e ka dhënë qëndrimin e saj, konstruktiv proeuropian dhe progresiv.
“Marrëveshja e Ohrit parasheh vetëmenaxhimin si mekanizëm për të ecur para në relacionet Kosovë - Serbi dhe Kosova në këtë temë e ka dhënë qëndrimin e saj, konstruktiv proeuropian dhe progresiv. Prandaj presim të ecim përpara ashtu siç është dakorduar në Ohër dhe sigurisht në përputhje me legjislacionin e Kosovës siç edhe parashihet ne marrëveshje”, tha Lahu për “Bota sot”.
Intervistën e plotë të deputetit Lahu mund ta lexoni nesër në Gazetën “Bota sot”.