Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve është arritur më 27 shkurt në Bruksel ndërsa pajtueshmëria për aneksim e saj më 18 mars në Ohër.
BE po ashtu ka njoftuar se takimi i radhës i nivelit të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet më 2 maj në Bruksel.
“Termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj”- thuhet në njoftimin e BE-së.
Tutje është bërë e ditur se Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti dhe profesori nga Amerika Binak Maxharraj.
Ai filloi me përmendjen e marrëveshjeve të dëmshme që qeveritë e kaluara kanë nënshkruar për Kosovën duke dëmtuar kështu shtetin e tyre për të iu bërë shërbime Serbisë.
“Dihet se para 10 viteve në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë më 2013 është nënshkruar marrëveshja për Asociacionin një etnik serb nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, kurse marrëvshja tjetër me më shumë detaje është nënshkruar më 2015 nga kryeministri Isa Musrafa. Marrëvshje këto të cilat Gjykata Kushtetuese i gjeti 23 nene kundër Kushtetutes së Kosovës. Këto dy marrëvshje afër 10 vite Vuçiq por edhe ndërkombëtaret nuk i larguan nga goja duke theksuar se ato duhet implementuar, anipse ishin antikushtetuese”, shprehet ai.
Profesori më tej thekson tri vendimet që janë bërë në kohën e qeverisjes së Thaçit, Mustafës dhe Hoti.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe midis Kosovës dhe Serbisë me 2013/2015 ekzistonte edhe një pajtim për themelimin e ekipit menaxhes për hartimin e draftit. Në formimin e draftit ishin në dijeni dhe ishin të involvuar tri qeveritë e Kosovës.
-Vendimi i parë për themelimin e ekipit menaxhues serb është marrë në qershor të vitit 2013 gjatë qeverisë Thaçi.
-Vendimi i dytë për plotesimin e ekipit menaxhues ishte marrë në qershor te vitit 2016 gjatë qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.
-Janë bërë ndryshime edhe gjatë qeverisë Avdullah Hoti ne shtator të vitit 2020.Sipas kërij vendimi ndryshon ekipi menagjues hiqen nga ekipi Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durleviq qe z[vendësohën me Jelena Beloviq dhe Daniela Vuiçiq”, shpjegon ai.
Në fund, profesori bën thirrje që të mos lejohet përmendja e draftit të statutit për AKS.
“Është shqetesuese për shtetin e Kosovës se si qeveritë e kaluara ishin në dijeni për formimin e ekipit menaxhues dhe veprimin e tij tërësisht pas shpine të Kosovës në koordinim të plotë me Serbinë dhe Vuçiqin. Për te gjitha këto fajin e kanë tre kryeministrat e kaluar të cilët duhet ligjërisht për përgjigjen para popullit dhe drejtesisë.
Dhe aq me keq se është e mundur që ky ekip menaxhues të lejohet që më 2 maj te raportoi për draftin e statutit për AKS.Kjo është e pamundur, nuk është e lejushme. Më 2 maj një draft i tillë nuk duhet fare të lejohet të paraqitet në tryezë të bisedimëve sepse është një draft inekzisten, i papranushëm për qeverinë e Kosovës dhe si i tillë më 2 maj kryeministri Kurti nuk duhet lejoj bile të bisedohet për këtë draftë por as te lejohet të jetë në rend dite”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.