Përmendet arsyeja e tensioneve në veri të vendit/ Ja thirrja për qeverinë e Kosovës!

Politika

Përmendet arsyeja e tensioneve në veri të vendit/ Ja thirrja për qeverinë e Kosovës!

Nga: A.SH Më: 6 maj 2023 Në ora: 22:23
Foto arkiv

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë një ‘vatër’ e grupeve kriminale serbe, të mbështetura nga Moska.

Aleksandar Vuçiq, siç duket po tenton që të ndërhyjë në Kosovë përmes shtrirjes së rrjetit të tij kriminal.

Majde, ai edhe ka paralajmëruar se do të ketë krizë në veri pas betimit të katër kryetarëve në komunat me shumicë serbe.

Për këtë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Armend Halimi, nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Ai ka vlerësuar se situata në veri është e ndërlikuar, due thënë se zgjedhjet e fundit që u mbajt atje janë një shkak tjetër për grupet kriminale serbe.

“Situata në veri për nga aspekti i sigurisë është e ndërlikuar, sigurisht me burim zhvillimet politike. Mirëpo, ajo pjesë është ndjeshme ndaj çdo zhvillimi. Zgjedhjet e fundit janë veç një shkak tjetër për grupet kriminale dhe të organizuara direkt nga Serbia.

Ajo pjesë asnjëherë nuk ka qenë stabile, sidomos kur janë përjashtuar apo vetëpërjashtuar njerëzit e Serbisë nga institucionet, mirëpo, edhe stabiliteti i atëhershëm nëse mund ta quajmë ka pas kuptim mos pengim të atyre strukturave në regjimin e tyre qe realisht ka qenë kërcënues dhe i rrezikshëm për çdo kë që ka dalë jashtë interesit të tyre”, shprehet ai.

Image
Armend Halimi

Sipas tij, serbët në veri dëshmuan edhe njëherë se refuzojnë sistemin e demokracisë me rastin e fundit.

Ai shton se Kosova duhet të bëjë përpjekje edhe më shumë që të reagojë me mjetet dhe forca të ligjshme kundër çdo aktiviteti a përpjekje për destabilizim në veri të vendit.

“Andaj, në atë pjesë sikurse çdo gjë tjetër është refuzuar nga këto struktura dhe grupe që është ofruar nga shteti i Kosovës, edhe pse ka qenë me interes të vënies së rendit dhe ligjshmërisë së asaj pjese.

Pra me situatën e fundit, ata refuzojnë edhe sistemin e demokracisë, pra të zgjedhjes apo marrjes pjesë në zgjedhje apo pranimit të zgjedhjeve. Krejt kjo i jep të drejtë shtetit tonë që përkundër dorëzimit, të shtojë përpjekjet për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit, dhe sa herë që ka nevojë, të reagojë me mjetet dhe forca të ligjshme kundër çdo aktiviteti a përpjekje për destabilizim të asaj pjese”, përfundon Halimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat