Vizita e Lajçak në veri/ Analisti i bën ftesë publike - Të vizitojë Medvegjën, Bujanocin e Preshevën

Politika

Vizita e Lajçak në veri/ Analisti i bën ftesë publike - Të vizitojë Medvegjën, Bujanocin e Preshevën

Nga: A.SH. Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:22
Miroslav Lajçak

Dje emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ishte për vizitë në Kosovë.

Ai u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjë të cilën e bëri jo si zakonisht por herët në mëngjes.

Thelbi i takimit ishte që normalizimi i raporteve mes Kosovë dhe Serbisë.

Më pas, Lajçak vizitoi edhe Mitrovicën e veriut, duke kaluar edhe mbi urën e Ibrit, e cila tash e sa kohë ndau qytetin e Mitrovicës në dy pjesë. Lajçak, madje tha se hapja e urës duhet të bëhet me pajtimin e dy palëve.

Rreth vizitës së djeshme të z. Lajçak ka komentuar analisti Refik Hasani.

Ai i ka bërë ftesë publike atij ta vizitojë edhe Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.

Image
Refik Hasani

Ftojmë të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Mirosllav Lajçak, të vizitojë Medvegjën, Bujanocin e Preshevën .

Përmes kësaj ftese publike, i bëjmë thirrje do të duhej trajtonte duke e vizituar edhe krahinën shqiptare në Serbi, fillimisht të vizitojnë Lapidarin e UÇPMB-së i larguar dhunshëm që ishte vendosur para objektit të Komunës së Preshevës.

Pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, ku shqiptarët në Republikën e Serbisë, janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën, askush nuk e ka trajtuar popullin atje në mënyrë serioze”, thotë ai.

Tutje, Hasani thotë se në këto vende shqiptarëve u mungon Universiteti në gjuhë shqipe, pastaj edhe duhet rregulluar edhe përdorimin me ligj i simbolit-flamurit kombëtar në instanca më të larta.

Lajçak do të duhej ta vizitonte luginën pasi pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, Shqiptarëve në Republikën e Serbisë iu mungon Universiteti në gjuhën shqipe, rregullimi me ligj i përdorimit të simboleve tona kombëtare shqiptare, flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe qendror. Kujtoj se shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kanë jubileun 31 vjet nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 - 1 e 2 Mars 2023, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën serbe në Kosovë, por po harrojnë shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kanë mbajtur dhe organizuar Referendum”, përfundon Refik Hasani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat