Para pak dite u mbajt seancë për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan.
Gjatë kësaj seance temë diskutimin ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, ku Menendez dhe Chollet mbështetn hapur Kosovën, ku thanë se nuk do të ketë Rebulikë Sërpska në vendin tonë.
Natyrisht që këto deklarata nuk janë të mirëseardhura për Serbinë e sidomos për Listën Serbe që së fundmi ka reaguar në lidhje me betimin e Erdem Atiq.
Mirëpo në lidhje me këto zhvilime dhe tensionet që mund të vinë në veri të vendit për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai u shpreh se ka filluar të ketë presion të drejpërdrejtë të politikës amerikane.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/20/auto_auto_drizan_shala16029385311684616489.jpg)
“Nga telefonata e zhvilluar para datës së inagurimit të Kryetarit të Mitrovicës Veriore dha shenjat e para të presionit të drejtpërdrejt të politikës amerikane”, u shpreh ai.
Më tej, eksperti i sigurisë shton që sprova e radhës do të mbetet procesi i tre kryetarëve sepse premisat janë që kësaj radhe do të reagojnë grupet e krimit të Beogradit.
“Por mund të themi që sprova e radhës do të mbetet procesi i tre kryetarëve sepse premisat janë që kësaj radhe do të reagojnë grupet e krimit të Beogradit për të krijuar një momentum të ri politik për të argumentuar në procesin e dialogut”, shpjegon Shala.
Ndër të tjera, ai u shpreh që statusi i ASK do të prodhojë sipas gjitha gjasave një bllokadë të re në këtë proces.
“Në anën tjetër statusi i ASK do të prodhojë sipas gjitha gjasave një bllokadë të re në këtë proces të koklavitur politiko-teknik dhe që ka tendencë të ndryshimeve kushtetuese të RKS si kompromis që edhe kushtetuta serbe të largoj Kosovën nga ajo serbe”, përfundoi eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.
Kujtojmë, që kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, më 19 maj ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.
Ku menjëherë pas betimit nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media të premten, ka thënë se me dhënien e betimit “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.