Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, thotë se nuk ka pa deri më tani absurditet më të madh se ajo që ndodhi në veri të Kosovës.
Kjo pasi, sipas tij, kryeministri i Kosovës është mallkuar pasi vendosi që kryetarët e komunave shqiptare në veri të Kosovës, t’i dërgojë nëpër komuna që të kryejnë detyrën e tyre zyrtare.
Profesori thekson se, Kurti u mallkau duke se pse nuk i futi kryetarët nga dritarja por nga dera.
“Ditën që hynë kryetarët në zyrat e veta në komunat e veriut të Kosovës dhe kur serbët çetniko-sandriste dhunuan policinë, gazetarët dhe ushtarët e KFOR-it, pati mallkim për kryeministrin e Kosovës. Dhe mallkimi erdhi për çfarë? Pse nuk i fute kryetarët e zgjedhur nga dritarja, por i fute nga dera?! Nuk kisha parë absurditet më të madh ta kërcenosh një vend me sanksione dhe të përpiqesh te delegjitimosh institucionet e tij për kaq gjë!”, thotë profesor Bytyçi.
Ai shprehet se, bandat e presidentin serb Aleksandër Vuçiq qëlluan e mjete të forta e me armë ushtarët e KFOR-it.
Profesori thtoë se këtë që ndodhi atje e pa e gjithë bota.
“Por fatmirësisht bandat e Aleksandër Vuçiq nuk munden ta fshehin intrigen! Ata qëlluan me mjete të forta dhe madje edhe me armë ushtarët e KFOR-it. Këtë e pa e gjithë bota! Dhe kësisoj opinioni publik mori vesh se kush ishte "delja e zezë"!”, shton ai.
E pas kësaj që ndodhi atje, Bytyçi thekson se, ata që e mallkuan kryeministrin Kurti u detyruan ta bëjnë të djersitet presidenti serb Vuçiq.
Ai shton se tash “delja e zezë” nga Kosova ka shkuar në Serbi, ndërsa Kurti arriti të dëshmojë të drejtën e Kosovës.
“Prej ketij momenti ata që mallkuan Albin Kurtin u detyruan ta bëjnë të djersitë Alksandër Vuçiqin. "Delja e zezë" nga Prishtina tani është ne Beograd. Edhe nëse ka bërë ndonjë gabim, Albin Kurti ia doli ta dëshmojë të drejtën e Kosovës!”, potencon tutje ai.
Profesor Bytyçi ka edhe një lutje për kryeministrin Kurti.
Ai kërkon që Kurti të mësoj sikurse presidenti historik Ibrahim Rugova.
“Vetëm për një gjë i lutem zotit Kurti! Të mësojë nga Ibrahim Rugova. Le të qëndrojë në bindjet e veta të majta, por kur vjen puna për Kosovën ta ketë si shembull Doktor Rugovën. Qe do të thotë, këmbëngulje e vendosmëri si ai. Këtë e ka zoti Kurti. E njëkohësisht i duhet qetësi, maturi dhe gjakftohtësi si Rugova! Atehërë edhe Albini, edhe shqiptarët le të rrinë të qetë, se asgjë nuk e gjën Kosovën!”, përfundon profesori Enver Bytyçi.