Idërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se nuk duan ta kopjojnë Dejtonin (marrëveshjen që i dha fund luftës në Bosnjë më 1995) në Kosovë.
Ai foli për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në një intervistë për mediumin boshnjak, Klix.ba.
Escobar tha se Asociacioni të cilin e sheh SHBA-ja është aftësi e serbëve për t’i organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre dhe “asgjë më shumë”.
Eskobar deri më tani ka mbajtur takime me të dyja palët.