Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime.
Në këtë mbledhje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është adresuar kabientit ku ka folur për projektligjin, i cili, sipas tij, mundëson realizimin e projektit më të madh ekonomik që Kosova ka ndërmarrë, Fondin Sovran.
Kurti poashtu ka folur edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive
“Kësaj radhe Gjakova do të na bashkojë. E marrëveshjet që do të nënshkruajmë, do të na afrojnë edhe më shumë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.