Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott.
Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri.
"Nevoja që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata"-shtoi ai.