Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë e ka lëvduar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar atë si një partner të mirë i cili sipas tij, po bën atë çfarë është e mundur për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.
E nga ana tjetër, Hill e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për zhvillimet gjatë fundit të muajit maj në veri dhe ka thënë “më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner”.
E kjo deklaratë arriti të ketë reagime të mëdha në opinonin publik.
Për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.
Ai u shpreh se Hill i shërben Beogradit dhe se nuk janë të befasishme këto deklarata.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/12/auto_auto_nexhat_haziri16462165571686573596.jpg)
Sipas tij, Hill si përfaësues i interesave amerikane në Serbi, është krejtë e natyrshme që presidentin serb Vuçiq ta cilësoi si partner.
“Cilësimet e ambasadorit të i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar atë si një partner të mire, është normale për një ambasador që shërben në Beograd, dhe kjo lexohet si një fjalor diplomatik. Në marrëdhëniet ndërkombëtare kjo nuk është diçka e re apo e befasishme, pasi ambasadori Hill si përfaësues i interesave amerikane në Serbi, është krejtë e natyrshme që presidentin serb Vuçiq ta cilësoi si partner”, u shpreh ai.
Më tej, analisti theksn që nuk ka urrejte dhe inati mes raporteve të SHBA-ve mirëpo që kohëve të funidt kemi një lëkundje mes dy shteteve.
“Kjo nuk do të thotë që ai apo dikush tjetër nga administrata amerikanë kan urrejtje ndak kryeministrin të Kosovës Albin Kurtit. Po ta pysësh edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, edhe ky do të deklaronte apo do ta cilësonte z. Kurti si partner të SHBA-ve. Megjithatë nuk mund ta fshehim se në kohën e fundit ka lëkundje të raportëve në mes SHBA-së dhe kryeministrit Kurti, por jo diçka që mund të themi se tashmë ka një urrejtje për z. Kurti dhe qeverinë e Kosovës nga ana amerikane”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.