Paralajmërimi: “Bombë e kurdisur”, ky është qëllimi kryesor i Aleksandër Vuçiqit

Politika

Paralajmërimi: “Bombë e kurdisur”, ky është qëllimi kryesor i Aleksandër Vuçiqit

Nga: P.R Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:01
Aleksandar Vuçiq

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

E sipas zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme që janë zhvilluar në Zveçan më 29 maj, duke i bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i arrestojë.

Kurse analisti politik, Faton Mehmeti deklaron se Serbia po e përdor veriun e Kosovës si ‘bombë’ të kurdisur.

Image
Faton Mehmeti

“E kemi thënë disa herë, Serbia me qëllim e përdor veriun si “bombë e kurdisur” për të kërcënuar sa herë që politikanët serb zihen ngushtë mes vete apo për qëllime përfitime nga ndërkombëtarët. Kjo gjë duhet të marri fund një herë e përgjithmonë, banditët atje janë vegël e Vuçiqit për interesat e tija”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, bandat kriminale në veri të Kosovës veprojnë sipas urdhrave të Aleksandër Vuçiqit, me të cilin u takuan edhe sot krerët e Listës serbe.

“Gjendja në veri normalizohet vetëm kur bandat atje largohen, arrestohen, ndryshe s’ka qetësi. Gjendja momentale atje është e qetë, ndonëse s’duhet mashtrohemi, banditët veprojnë sipas urdhrit të Vuçiqit”, shprehet Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thekson se qëllimi kryesor i Vuçiqit është Asociacioni, më të cilin synon ndarjen e Kosovës.

“Qëllimi kryesor i Vuçiqit është Asociacioni, prelud për ndarje të veriut dhe bashkimin e saj me Serbi. Serbia ka qetësuar bandat atje për të vë kushte, ndryshe do fillojë përsëri dhuna atje. Dua të besoj se BE dhe SHBA nuk do të bien nën kthetrat e Serbisë, ndryshe veriu gjithmonë do të mbetet vatër krize”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat