Analisti politik dhe profesori i cili jeton e vepron në Amerikë, Binak Maxharraj ka folur për situatën aktuale në veri dhe marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel.
Maxharraj tregon kronologjinë e ngjarjeve që nga fillimi i dialogut e pastaj marrëveshjeve të arritura me Serbinë e deri të ajo në Shtëpinë e Bardhë.
Analisti nuk ka lanë pa kritikurr vendët perëndimore të cilat sipas tij, më shumë po ia mbajnë anën Serbisë sesa Kosovës.
Ai thotë se, Kosovën e lanë qëllimshëm keq, ndërsa vendet e BE-së që nuk e njohën Kosovën tregon shumë për to.
Maxharraj thotë se, asociacioni është marrëveshja me Serbinë e cila është bë “mollë sherri”.
Sipas tij, kjo marrëveshje është nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
“Serbia nga kjo marrëveshje nuk heq dorë, por ajo fuqishëm po e mbron. Këtë marrëveshje po e mbron edhe BE dhe SHBA, edhe për kundër rezistencës titanike që po e bën kryeministri Albin Kurti, të cilit këtë “kopil” ia lanë te dera qeveritë Thaçi – Mustafa”, thotë profesori.
Maxharraj shprehet se, kjo marrëveshje është pjesë e marrëveshjes sipas planit franko-gjerman pika e shtatë, e të cilën pikë, ai shton se Kurti arriti ta zbusë si një vetmenaxhim të komunave me shumicë serbe.
“Megjithatë edhe përkundrejtë të gjitha këtyre turbulencave të ndodhura për këto 12 vite pathuaj gati si të humbura BE në pajtim të plotë me SHBA më në fund për të ia lidhë majën këtij dialogu maraton dolën me propozimin e Planit franko-gjerman prej 11 pikësh i cili nuk do të diskutohet por është i stilit merre ose leje. Takimi i parë u mbajtë në Bruksel me 27 shkurt 2023 kurse i dyti më 18 mars 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku marrëveshjes së parë iu shtua edhe Aneksi për implementimin e marrëveshjes së parë te arritur në Bruksel. Është intersenat të theksohet si në Bruksel poashtu edhe në Ohër u arrië pajtim në besë, pra më shumë sipas rregullave kanunore se marrëvshjen do ta zbtojnë të dya palët më ç’rast u pajtua edhe BE/SHBA”, thotë profesori.
Profesori thotë se këtë marrëveshje e cila pati jehonë të madhe Serbia ka deklaruar se nuk do të pranojë.
E këtë sipas tij, e ka deklaruar haptas, ndërsa Kosova ishte e gatshme për nënshkrim,
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke e parë vlerën e kësaj marrëveshje e cila në parim e barazonte Kosovën me Serbinë (që de facto ishte e pranishme njohja e ndërsjellët), e jo Prishtinën me Beogradin ishte i gatshëm të nënshkruaj marrëvshjen si në Bruksel poashtu edhe në Oher, anipse u kritikuar ashpër nga opozita e degraduar tërësiht e cila me afër ishte me Vuçiqin se sa Kurtin. Opozita ia zinte për të madhe Kurtit se pse po e pranonte asociacionin të cilin e zbuti në vetmenaxhim, por edhe pse marrëvshjen e cila nuk e kishte në qendër njohjën e Kosovës sepse këte e kundërshtonte vazhdimisht Serbia për shumë kohë”, potencon ai.
Sipas profesorit, mos përfshirja e njohjes së ndërsjellët në marrëveshje ishte bërë me insistimin e perëndimit.
“Për njohje de facto Kurti ishte shumë këmbëngulës se sa opozita. Por, pse njohja reciproke nuk figuron në marrëvshje fajin nuk e ka Albin Kurti por vet BE dhe SHBA të cilat nuk insistuan që kjo të jetë pjesë e marrëvshjes, sepse friksoheshin se do të ndodhë skandali sikur ndodhi me rastin e nënshrkimit të Marrëvshjeve në Uashington kur Aleksandër Vuçiq haptas në zyren Ovale, në zyrën më të fuqishme të botës, i tha Presidentit Donald Trump se nuk e pranon pikën 10 ku parashihej ndohja e ndërsjellët midis Kosovës e Serbisë duke iu “ngërmu” njeriut më të fuqishëm të Botës dhe duke i thanë: hiqe njohjen nga marrëvshja ose do iki. Trump u ligështue para Vuçiqit, uli kokën dhe nuk tha asgjë kurse Grenell që ishte i pranishëm as që reagoi fare. Kurse kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e uli kokën dhe se tha asnjë fjalë, anipse kur u nis për në atë takim thoshte po shkojë për njohjën e Kosovës”, thekson Maxharraj.
Ai shton se pas kësaj kishte një eufori të madhe nga BE dhe SHBA për gjoja suksesin e arritur, ndërsa deri tash veçse procet kanë necur në raport me Serbinë, duke patur trazira e sulme në veri.
Sipas tij, i entuziazmuar ishte edhe emisari Gabriel Escobar dhe amabsadori Hill, por që së shpejti u dëshpëruan.
Ai madje thotë se, Borrell, Eskobar dhe Lajçak duhet të dorëhiqen nga dialogu.
Maxharraj pohon se marrëveshja e Ohrit që u pranua sipas planin franko-gjerman do të varroset në Rashkë dhe do të fundosët në qendrën e nacionalizmit eksptrem shovenist serb.