Policia e Kosovës më 13 qershor pas një aksioni në veri, ka arrestuar Millun Millenkoviq – Llune.
Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Policia e Kosovëa ka treaguar profesionalizm .
“Aksioni i PK respektivisht operatorëve të njësive speciale po dëshmon që aty ky ndërhyn vetëm ligji dhe rendi suksesi është i pa shmangshëm duke treguar profesionlizëm tepër të mirë.
Ky arrestim është në vazhdën e dakordimit në mëse mekanizmit të sigurisë e cila ka ardh si kërkesë e KFOR për të arrestuar çdo kriminel apo individ që është i indentifikuar si sulmues ndaj këtij misioni, thotë ai.
Sipas tij, gabimi i qeverisë në këtë pikë, është mos dakordimi me faktorin ndërkombëtar.
“Qeveria e Kosovës ka gabuar vetëm në një pikë që ndërlidhet me këtë proces si rezultat i mos dakordimit me faktorin ndërkombëtar për të bërë veprime pas betimit të kryetarëve.
Tani situata është kautike në rrethana që veriu ka rrëshqit në anarki duke mos u bindur edhe Beogradit zyrtar për veprimet të më tutjeshme pra duhet tani e tutje vetëm mekanizmat e sigurisë të veprojmë e veprimet tjera politika të mbaj duart larg zhvillimeve për ta rifutur sistemin kushtetues ligjore në atë pjesë”, përfundon ai.
Kujtojmë, se Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim Millun Millenkoviq – Llune, që u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 13 qershor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Nebojsha Vllajiq.