I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 20 qershor se kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe se është shumë i shqetësuar.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.
Ai u shpreh se deklaratat e emisarëve më shumë po nxisin konflikte se sa paqe.
“Nëse përfaqesuesi i sigurisë së BE-së Borrelli deklaroi pragun e kofliktit të armatosura në Kosovë dhe ja të njëjtën deklaratë kërcënuese më parë e tha edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për një luftë rajonale në mes Serbisë dhe Kosovēs që e ka kuptimin e nxitjeve të armatosura në mes dy vendeve fqinje. Si duket ndërmjetësuesit e BE-së, Borreli dhe i SHBA-ve Escobari më shumë bëjnë nxitje për konflikte sesa për paqë, Escobari në vend që të përdorë gjuhën e paqës ai bën të kundërtën armiqëson palët e dialogut për konflikte të armatosura në veri”, u shpreh ai.
Profesori më tej thekson që deklarata e Escobarit nuk është pa një prapavije pasi erdhi menjëhere pas rastit të sekuestrimit të armëve të serbëve në Leposaviq nga ana e policisë së Kosovës.
“Deklarata e përfaqësuesit amerikan Escobari e datës 20 qershorit nuk ishte e kot dhe doli e saktë ditëve të fundit me rastin sekuestrimit të armëve të serbëve në Leposaviq nga ana e policisë së Kosovës. Është për t'u habitur se kriminelët serbë jo që sulmojnë kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e pakrahasuara e kulminante të tyre në Kosovë, por kriminelët e Serbisë atakojnë edhe ndaj KFOR-it dhe NATO-s, kurse në anën tjetër Borelli që paguhet për siguri e paqë evropiane bën të kundërtën, po dhe emisari i SHBA-ve, Escobari, ndezin fitilat e konflikteve dhe armëve në veri të Kosovës, kur dihet se detyra e SHBA-ve dhe BE-së është për të prurë paqë, kurse këta veprojnë prapshtë duke tensionuar veriun me zjarre pushkësh e plumbash”, shpjegon profesori.
Ndër të tjera ai kërkon nga Qeveria e Kosovës të jetë vigjilente dhe të merr parasyshë deklaratën e Escobarit.
“Paralajmërimet e Escobarit për situatën konfliktuoze në veri duhet kapur seriozisht dhe qeveria e Kosovës duhet të jetë vigjilente ndaj egërsirave serbe që duan luftë e jo paqë, kurrsesi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk duhet lëshuar pe para kriminelëve serbë për shkak se e drejta kushtetuese e Kosovës kryeministrin Kurtin e mbron para SHBA-së e BE-së pasi policia e Kosovës lufton të keqen serbe brenda territorit të saj. Kosova për hirë të stabilitetit nuk mund të tolerojë një "srpska republikë" në veri të Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.