Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti si përgjigje për veprimet e saj për veriun e vendit, pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në atë pjesë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se kryeministri Kurti me këtë qasje po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e vetë në veri.
Sanskionet e SHBA-ve karshi Kosovës, sipas Tahirit e kanë goditur në themel funksionimin e vendit.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiriu shpreh se një mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht, por për t’i treguar Kurtit se rruga që po ndjekë ai është qorre.
Mirëpo PDK dhe LDK nuk kanë përkrahur këtë iniciativë, duke e parë jo moment të duhur për zgjedhje.
E pyetur nga “Bota sot”, ka folur deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
Ajo u shpreh se nuk është momenti i duhur për të shkuar në zgjedhje, sepse Kosova ka pasur disa palë zgjedhje të jashtëzakonshme në një periudh të ngushtë kohore.
“Konsideroj se nuk është momenti i duhur për të shkuar në zgjedhje, sepse Kosova ka pasur disa palë zgjedhje të jashtëzakonshme në një periudh të ngushtë kohore dhe kjo ka ndikuar në ngadalësimin e shumë projekteve për vendin, gjë që ka shkuar në dëm të qytetarëve”, u shpreh ajo.
Deputetja më tej, thekson që nuk jemi larg nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Edhe ashtu nuk jemi larg nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, andaj nuk kemi arsyje për t'u nxituar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.