Dy kryeministra evropianë vizitojnë Kosovën, priten nga Kurti

Politika

Dy kryeministra evropianë vizitojnë Kosovën, priten nga Kurti

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 08:11
Albin Kurti

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe homologu i tij i Luksemburgut, Xavier Bettel, po vizitojnë Kosovën.

Ata janë pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Kurti të dy kryeministrat do t’i pres në takim edhe në ndërtesën e Qeverisë ku pas takimit do të këtë konferencë për medie.

Kryeministrat do të takohen edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas agjendës me krerët e shtetit do të diskutojnë, “mes tjerash, zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën në Ukrainë”.

“Vizita do të përfundojë me një bisedë me përfaqësues të OJQ-ve në Kosovë në fushën e lirisë të mediave dhe LGBTIQ+”, thuhet në njoftim./EO

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat